Futboll

Ndryshime në stafin teknik te Manchester United

Manchester United ka bërë ndryshime teknike në stafin e tyre organizativë. Ata kanë emëruar sekretaren e re të klubit që është Rebecca Britain që vije nga klubi i Tottenham

Manchester po ashtu pritet që të caktojë edhe një drejtor sportivë së shpejti.

Rebecca e ka zënë vendin e John Alexander, i cili u pensionua nga kjo pozitë para disa ditësh.

Në fakt United duhet të ndahet nga tri pozita teknike në klub për shkak të pensioneve dhe mësohet se ata kanë nevojë edhe për drejtor të sportivë, që në të kaluarën nuk ka pasur ndonjë ndikim të madh në menaxhim por që tani pritet të këtë me ristrukturimin e klubit.

Britain pritet që ti raportojë edhe drejtorit të ri sportiv ashtu sikurse stafit të akademisë. United për momentin ka edhe një drejtor teknik, John Murtough, i cili përkohësisht udhëheq edhe Akademinë.

Robecca e ka pasur pozitën e sekretares se futbollit në Tottenham dhe është sekretarja e gjashtë më radhë dhe e para femër në këtë pozitë që ekziston që nga viti 1926. /GazetaExpress/

Related posts

Juventusi tjetër ‘goditje’ në merkato/ Lojtari mbërrin për testet mjekësore

Sadik.Autor

Sanchez tek Manchester City? Wenger irritohet keq me gazetarët

Q.Autor

DEKLARATË SHOKUESE/ Kandidati për president i Barcelonës: Sergio Ramos nuk do ta merrja as falas…

Delo.autor

Leave a Comment