Futboll

Në “Elbasan Arena” kundër Kuqezinjve, luan talenti i madh i Realit

Norvegjia arriti fitore bindëse me rezultatin 4-1 pak ditë më parë kundër Australisë në fushën e saj. Ndeshje që nuk lë shumë vend për koment, ndërsa trajneri Lars Lagerback pati bërë zgjedhjet e duhura që ekipi i tij të dilte triumfues nga fusha e lojës.

Në minutën e 78 ai hodhi në fushë talentin që shënon 18 vjeç dhe 112 ditë, Martin Ødegaard, i cili është nën pronësinë e Real Madridit edhe pse aktualisht aktivizohet te Heernveen në kampionatin holandez.

Mediat norvegjeze i bëjnë jehonë lajmit të aktivizimit të Martin Ødegaard në këtë ndeshje, ku theksohet se trajneri Lars Lagerback do të hedhë në fushë një ekip me tipare mbrojtëse, por nga ana tjetër futja në fushë e talentit Ødegaard nuk lë këtë përshtypje.

Ndërkohë që lojtari do të luajë që nga minuta e parë kundër kuqezinjve, ai do të marrë më shumë kredite në syrin e madrilenëve, të cilët mendojnë ta kenë në bazën e skuadrës së tyre gjatë sezonit të ardhshëm duke parë rritjen e cilësisë së tij. Ndeshja do të luhet në orën 19:00 në “Elbasan Arena”

Related posts

MESSI APO ROLANDO? Iniesta: Mos i krahasoni, Leo është tjetër gjë!

Delo.autor

Barcelona në gjysmëfinale të Copa del Rey, debuton Coutinho

Q.Autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Zv. trajneri Martuskielo optimist : Synimi ynë i vetëm është….

Delo.autor

Leave a Comment