Futboll Seria A Sport

“PO TË KISHA ARDHUR QË NË FILLIM DO FITONIM KAMPIONATIN”/ Ibrahimovic: Kanë një muaj kohë ose nuk…

Protagonist absolut i përmbysjes së madhe ndaj Juventusit, edhe pse është 38 vjeç. Zlatan Ibrahimoviç i ka lëshuar sinjale të qarta klubit se ka 1 muaj kohë për t’u menduar sa i përket kontratës.

“Jam i vjetër, nuk është sekret, por për mua mosha është vetëm një numër. Po stërvitem mirë dhe në këtë ndeshje luajta pak më shumë se ndeshja e fundit (ajo ndaj Lacios). Ndihem mirë dhe besoj se kështu do të luaj deri në fund, me qëllim që të ndihmoj skuadrën me aq sa mundem”, tha ai pas ndeshjes.

Nuk është se po mendoni të bëni edhe trajnerin? Ju pamë që jepnit udhëzime nga stoli…

Unë jam president, trajner dhe lojtar, por më paguajnë vetëm për të bërë trajnerin, ky është problemi.

Që kur mbërritët ju te Milani, kjo skuadër ka ndryshuar totalisht…

Janë me fat. Nëse do të kisha ardhur që në fillim të sezonit, do të kishim fituar titullin.

A do të qëndroni vitin tjetër?

Të shohim. Kam ende një muaj kohë për t’u argëtuar, sepse këtu në fakt ndodhin gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë. Më vjen keq për tifozët, sepse nuk arrijnë të më shohin më nga afër. Nëse stadiumi do të kishte qenë plot, atëherë do të ishin argëtuar të gjithë me ne. Ndoshta sot (dje) do të mund të më kishin parë nga afër për herë të fundit: lexoni ndër rreshta çfarë dua të them…

A po kënaqeni te ky Milan?

Shumë. Pas dëmtimit vendosa të shkoja në Amerikë sepse doja të ndihesha gjallë. Tani dua vetëm të luaj: nuk kam fizikun e mëparshëm, por ndihem mirë dhe jap gjithçka mundem. Me inteligjencë arrij të kompensoj disa gjëra të tjera. Nëse nuk arrij të bëj diferencën, atëherë nuk më pëlqen të vazhdoj. Nuk dua të jem maskota i skuadrës, por dua të ndihmoj klubin.

Related posts

(FOTO) Njihuni me 10 transferimet më të mira në vitin 2017 dhe ato që pritet të ndodhin në vitin 2018

Q.Autor

POSTOI PAMJET DUKE PIRË SHAMPANJË NË RANGE ROVER/ Ja vendimi që merr klubi për futbollisten seksi… (FOTO)

Delo.autor

LARGOHET NGA ATLETICO NË FUND TË SEZONIT/ Ja shifra e çmendur që Godin refuzoi ofertën e Interit

Delo.autor

Leave a Comment