Futboll

Neymar është fiksimi, por shifrat tregojnë se Reali ka një thesar

Klauzola e parë

Kontratën e parë si profesionist, Neymar e ka nënshkruar në moshën 14-vjeçare, klauzola e të cilit ishte 20 milionë euro. Vinicius e ka firmosur në moshën 16-vjeçare dhe klauzola e tij është 24 milionë euro.

Paga e parë si lojtar profesionist

Neymar pagën e parë si lojtar profesionist e mori te Santos dhe ishte 1.1 milionë euro në vit ndërsa Vinicius 1.7 milionë euro në vit.

Debutimi si profesionist

Neymar debutoi me Santos më 7 mars 2009, kur ishte 17 vjeç e një muaj, në përballjen ndaj Oeste. Vinicius debutoi në moshën 16-vjeç e 10 muaj kundër Atletico Mineiro.

Goli i parë si profesionist

Neymar ka shënuar golin e parë si profesionist kundër Mogi Mirim në moshën 17-vjeç dhe një muaj. Vinicius në atë moshë ishte golashënues. Ai luajti ndaj Palestino në “Copa Sudamerica”.

Goli i parë në “Copa Libertadores”

Golin e parë Neymar në “Copa Libertadores” e shënoi në mars të 2011-ës ndaj Colo Colo në Kili, ishte vetëm 19- vjeç. Vinicius e shënoi ditën e mërkurë golin e parë ( në fakt ka shënuar dy), ndaj Emelec në moshën 17-vjeç dhe tetë muaj.

Gola në 1500 minuta

Neymar ka shënuar shtatë gola në 1500 minutat e tij të para si lojtar profesionist ndërsa Vinicius në të njëjtën kohë ka shënuar tetë.

Titullar në 25 ndeshjet e para

Në 25 ndeshjet e para me Santos, Neymar ka luajtur titullar vetëm në tetë prej tyre. Vinicius ishte vetëm në katër ndeshje titullar me Flamengon.

Kartoni i parë i verdhë

Kartonin e parë të verdhë si lojtar profesionist, Neymar e ka marrë në ndeshjen ndaj Gremio. Vinicius e ka marrë në takimin ndaj Ponte Preta.

Golat me kombëtaren U-17 të Brazilit

Neymar ka shënuar një gol në tre ndeshjet që luajti me kombëtaren U-17 të Brazilit, me të cilën luajti në një Kupë Bote. Vinicius ka shënuar 12 gola, por nuk luajti në Botëror pasi nuk e la Flamengo.

Debutimi me Brazil

Neymar debutoi me Brazilin në moshën 18-vjeç dhe gjashtë muaj në miqësoren e luajtur ndaj skuadrës kombëtare të Amerikës. Vinicius akoma nuk është thirrur akoma nga trajneri Tite.

Related posts

KUKËSI ndërron “shtëpi”/ Ndeshja me TIRANËN në një STADIUM surprizë

Isa.Autor

STRAKOSHA DREJT LARGIMIT NGA LAZIO/ Pritet të ndryshojë skuadër në verë, portieri i Kombëtares pranë kalimit tek…

Delo.autor

Salah i fikusuar te finalja/ Egjiptiani ndërpret agjërimin për trofeun me “veshë të mëdhenj”

Sadik.Autor

Leave a Comment