Futboll

Gattuso: Rinovimi? Mendoj vetëm si të fitojmë ndaj Chievo…

Rino Gattuso është i përqendruar në fushën e lojës dhe dëshiron te rikthejë Milan në Europë, mundësisht në Champions League. Rinovimi i kontratës është gati, por trajneri kuqezi nuk nxitohet: “Tani nuk mendoj për kontratën, jam i përqendruar te puna në fushën e lojës për të arritur objektivat. Mendoj vetëm si të fitojmë ndeshjen e radhës.” Gara drejt vendit të katërt kalon nga sfida kundër Chievo Verona: “Do të aktivizoj ata që mendoj se janë futbollistët më të mirë dhe duhet ta nisim ndeshjen me marshin e pestë. Lodhja nga ndeshja me Arsenalin, të enjten në Europa League nuk duhet të jetë justifikim për askënd.”

Gattuso ka folur edhe për VAR: “Po mësohemi. Duhet të futet edhe në Kupat e Europës sepse është diçka që funksionon. Nuk e kuptoj përse ka ende gjyqtarë zone, të cilët bëjnë një mal me gabime, si na ndodhi në Londër. Eshtë më mirë të shohin pamjet në tv dhe të vendosin, sepse janë më të sigurta ato sesa njerëz që rrinë pa lëvizur për 90 minuta.” Në lidhje me Andre Silva, trajneri i Milan shtoi: “Jemi të kënaqur me të. Të enjten luajti mirë. Duhet të përmirësohet edhe më tej dhe ka nevojë për minuta të tjera për të gjetur besimin. Ne duhet ta presim dhe ta ndihmojmë.”

Related posts

Zhgënjeu përballë Islandës, Messi flet pas ndeshjes dhe merr përsipër…

Sadik.Autor

E PAZAKONTË NË KOSOVË/ Feronikeli nuk ka mbathje për sfidën ndaj “Kuqezinjve” (FOTO)

Delo.autor

SHQIPËRI-POLONI/ Igli Tare për mediat polake: Shpresoj se Kombëtarja do të fitojë

Delo.autor

Leave a Comment