Futboll

Ka derbi Milan-Inter jo vetëm në San Siro, por edhe në merkato

Këto ditë, po flitet shumë për derbin milanez që do të luhet më 4 prill dhe polemikat që shoqëruan zgjedhjen e kësaj date. Por mesa duket, Milan dhe Inter nuk do të përballen vetëm në fushën e “San Siro”-s, por edhe në merkato, sepse disa lojtarë kanë tërhequr vëmendjen e të dy ekipeve.


Objektivi i parë – Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, emri i parë në tavolinë është ai i Memphis Depay që aktualisht është i huazuar te Lyon nga Manchester United: Holandezi është objektivi kryesor për kuqezinjtë, aq shumë sa është ndjekur nga agjentët e Milanit në ndeshjet e fundit të kampionatit francez. Mbi lojtarin, që vlerësohet tek 45-50 milion euro, është e interesuar edhe Inter.


Kevin dhe Arturo – Po punohet edhe për pistën Kevin Strootman, me mesfushorin e Romës që mund të largohet në verë, dhe që i pëlqen si Milanit ashtu edhe Interit, me zikaltrit që duket se janë në avantazh, por klubi i rrugës “Aldo Rossi” nuk mund të rrijë e vështrojë, pasi Mirabelli është një admirues i madh i holandezit. Një objektiv tjetër i përbashkët, mund të jetë edhe Arturo Vidal, i cili mund të përfundojë në merkato në verë, nëse nuk rinovon me Bayern gjatë muajve të ardhshëm.

Related posts

POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E KOMPETICIONEVE/ Champions League vetëm për të “pasurit”, superfuqitë e kanë pushtuar

Delo.autor

E PABESUESHME/ Vëllai i Valon Berishës grumbullohet tek Norvegjia për shkak të Covid-19

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventus “fut” hundët mes PSG-së e Inter, synon “bomberin”…

Delo.autor

Leave a Comment