Futboll

Real Madridi rikthen vëmendjen nga mbrojtësi i Milanit

Real Madridi ka shfaqur sërish interes për të nënshkruar me mbrojtësin e Milanit, Leonardo Bonucci-n gjatë merkatos së transferimit të kësaj vere. 30-vjeçari italian iu bashkua Milanit nga Juventusi vetëm në korrik të vitit të kaluar, por duket se ky fakt nuk i pengon “Los Blancos” në përpjekjen e tyre për ta afruar mbrojtësin në “Santiago Bernabeu” shkruan “Fichajes.com”.

Megjithatë ka shumë pak gjasa, që ky operacion të realizohet, pasi drejtori teknik i kuqezinjve Massimiliano Mirabelli nuk mund të lejojë, që ai të largohet pas vetëm një sezoni në “San Siro”.

Gjithsesi ekziston mundësia, që ai të jetë i detyruar të sakrifikojë një nga xhevahirët e klubit në mënyrë që të përputhet me rregullat financiare të UEFA-s për Fair Play.

Megjithatë, Bonucci nuk është i vetmi qendërmbrojtës i shënjestruar nga Florentino Pérez. “Los Blancos” gjithashtu ka treguar interes edhe për lojtarët si David Luiz, Milan Škriniar dhe Clément Lenglet. Ky i fundit impresionoi gjatë dy përballjeve të Sevilla-s kundër Manchester United në Champions League.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ylli i Real Madrid pozitiv me Covid-19, por Belgjika e mban!

Delo.autor

SFIDA DERBI NDAJ ATLETICO MADRID/ Ancelotti: Shpresoj të kem fatin e Simeone edhe unë

Delo.autor

Roma, Dzeko: Më ka marrë malli për Spallettin

Q.Autor

Leave a Comment