Të tjera

Nis Europiani i shtangës, Avdiraj zhgënjen për kuqezinjtë

Në Bukuresht të Rumanisë po zhvillojet Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur, aty ku sot ka nisur konkurrimin e saj edhe Shqipëria. Në pedanë është ngjitur shtangisti i peshës 62kg Romario Avdiraj. Paraqitja e shtangistit kuqezi ka lënë shumë për të dëshiruar, teksa ka garuar vetëm në stilin e shkëputjes, ndërsa në atë të shtytjes është tërhequr.

Në stilin e shkëputtjes, Avdiraj dha vetëm një rezultat, duke ngritur me sukses 110kg në përpjekjen e parë, ndërsa në dy provat e tjera dështoi të ngrejë 115kg, duke u renditur i teti në këtë stil, i fundit. Në stilin e shtytjes Avdiraj nuk konkurroi fare, duke mos dhënë kështu një rezultat as në dygarësh.

Nesër për Shqipërinë do të konkurrojnë peshëngritësit Briken Calja e Arbër Çerçizi, të dy në peshën 69kg, ndërkohë që në ditët në vijim në pedanë do të ngjiten edhe Daniel Godelli e Erkand Qerimaj në peshën 77kg (ditën e enjte) dhe Krenar Shoraj në peshën 85kg (ditën e premte). Shqipëria pretendon medalje me disa nga shtangistët e saj në këtë Europian.

Related posts

Gara për më të pasurin, Mek Gregor: Tani ja kam kaluar Kristiano Ronaldos

Q.Autor

GRAND PRIX/ Akil Gjakova fiton medaljen e artë, mposht në finale xhudistin rus

F.autor

LAJMI I DITËS/ Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Hungari

Delo.autor

Leave a Comment