Sport Të tjera Tennis

COVID-19/ Shtohen rastet me koronavirus në tenis, pozitiv trajneri i Djokovic e disa punonjës

Shtohen rastet e personave pozitivë me Covid-19 në tenis, të gjithë pjesëmarrës në turneun e “Adria Summer Tour”, turne i organizuar nga numri 1 në botë, Novak Djokovic. Listës së 4 tenistëve tashmë të infektuar (Dimitrov, Coric, Troicki e Djokovic) i është shtuar edhe një ikonë e tenisit botëror si Goran Ivanisevic.

Ivanisevic është trajneri i tenistit serb dhe duket se ka qenë e paevitueshme që ai të mos e kishte marrë virusin. “Pas dy testeve të zhvilluara 10 ditët e fundit, ku dola negativ, për fat të keq mësova se jam infektuar edhe unë. Ndihem mirë dhe nuk kam asnjë simptomë, por dua të njoftoj ata që kanë qenë me mua të kujdesen”, tha Ivanosevic

Kroati, ish-numri 2 në botë tashmë është karantinuar. Mediat serbe bëjnë me dije se pozitiv me Covid-19 kanë dalë edhe disa punonjës të këtij turneu, një gazetar kroat dhe një shofer që shoqëronte tenistët.

Related posts

“RIKTHENI VAR-IN”! Premierliga rifillon me polemikat rreth GOLIT

Delo.autor

AJO THA “PO”/ Pavard zgjedh Sarandën për t’i propozuar të fejuarës së tij

F.autor

“KOMBËTARJA I RIKTHEU DINJITETIN KOMBIT TONË”/ Veterani Buffon vë bast: Do i kalojmë të gjitha pritshmëritë

Delo.autor

Leave a Comment