Futboll Seria A

Kinezët e Milanit kanë ide gjeniale për të shpëtuar fondin “Elliot”

E përditshmja italiane “La Repubblica” ka raportuar me detaje planet se si do të financojë kuqezinjtë pronari i Milanit Yonghong Li. Gazeta ka qenë në krye të kritikave kundër biznesmenit kinez i cili ka vendosur që të paguajë kredinë e marrë nga fondi “Elliot”. Tashmë është raportuar se ai ka provuar që të financojë klubin përmes shërbimit bitcoin.

Drejtori i Milanit, Marco Fassone dhe një nga drejtuesit ekzekutiv të Li, Li Han, janë në takime në Londër me bankën investuese Merrill Lynch dhe do të provojnë që të sigurojnë fundin para mbylljes së muajit për të kënaqur fondin “Elliot”.

Zyrtarët e UEFA-s janë duke parë me interes këtë situatë pasi Milan duhet të provojë se ata kanë mundësi financiare që të lejohen të marrin pjesë në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm. Zyertarë të UEFA-s do të mblidhen më 19 dhe 20 prill për të kontrolluar situatën rreth kuqezinjve, të cilët mund të refuzohen për të marrë pjesë në sezonin ardhshëm të Champions apo Europa League.

“La Repubblica” gjithashtu shkruan se një grup investitorësh rus mund të jenë të gatshëm që të marrin klubin, por deri më tani nuk ka pasur komunikime me klubin. Një zëdhënës nga pala ruse deklaron këtë: “Ne kemi marrë shumë propozime që të bëhemi pronarë me ndonjë klub futbolli, por Milan, sidoqoftë, nuk është vetëm një prej tyre”. /

Related posts

GURI: Kampionati ynë ka rritje, s’ka kuptim pa Tiranën e Vllazninë

Sadik.Autor

I DËRGON MESAZH ATLETICOS PARA DERBIT/ Shikoni çfarë goli ka realizuar mesfushori Toni Kroos (VIDEO)

Delo.autor

PËSON DISFATËN E PARË NGA MALLORCA/ “Los Blancos” i dorëzon kreun Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment