Futboll Seria A

Një tjetër biznesmen interesohet për të blerë aksione të Milanit

Që prej vitit të kaluar, Diesel është sponsori i Milanit. Pronari i kompanisë ndërkombëtare së veshjeve është Renzo Rosso, i cili ka qenë gjithmonë një tifoz i kuqezinjve.

Disa herë, gjatë muajve të fundit, ka shprehur mendimin e tij për sezonin aktual dhe ka qenë pothuajse gjithmonë i pranishëm në San Siro kur Milani ka zbritur në fushë.

Sot ai dha një intervistë për mikrofonin e RAI. Ishin të shumta temat që u folën, duke filluar nga situata aktuale deri në një të ardhme të mundshme si pronar i klubit dhe duke përfunduar tek merkatoja.

Këto janë fjalët e tij: “Milani i ri ka nevojë për përvojën, të jetë realist dhe lojtarët duhet të kenë komunikim me njëri-tjetrin. Kemi talente në ekip dhe lojtarë surprizë të cilët po luajnë shumë mirë. Shembulli konkret është Cutrone, i cili më ka habitur, pasi po jep shumë.

Sa i përket Donnarumma-s unë e këshilloj Raiola-n që të qëndrojë më këmbë në tokë, sepse jo gjithçka funksionon në bazë të parave. Sigurisht, ato janë të rëndësishme, por pa pasionin nuk shkon askund. Unë aksioner i Milanit? E pranoj që do të ishte një gjë shumë e bukur, dhe shpresoj që pas disa vitesh ta realizoj. Pse jo, të ëndërrosh nuk kushton asgjë …”. /EDS/

Related posts

“PËRBINDËSHI” KA SHËNUAR 101 GOLA…/ Ja 10 “PERLAT” e jashtëzakonshme të CR7 me Portugalinë (VIDEO)

Delo.autor

BALE PO I MUNGON FUTBOLLI/ Shikoni çfarë bën në shtëpinë e tij (VIDEO)

Delo.autor

REVOLUCION TEK MANCHESTER UNITEDI/ Solskjaer gati 6 largime “veteranësh” në fund të sezonit, ja lista me emrat

Delo.autor

Leave a Comment