Futboll

Shpëtim Duro ‘nuk duron’ situatën dhe flet për largim

Shpëtim Duro u shpreh shumë i zhgënjyer për humbjen e skuadrës së tij ndaj Kukësit, pavarësisht se evidentoi se luajtën mirë. Trajneri i Flamurtarit foli edhe për përgjegjësi e mundësi largimi, por theksoi se gjërat do të sqarohen me kalimin e kohës.

Çfarë ka ndodhur që pësuat dy gola të tillë, duke parë t’ju përmbysej avantazhi?
Duro: Nuk kam fjalë të shpjegoj, por mund të them se situata është shumë e vështirë. Nuk e mendoja se do të humbnim sot, aq më tepër pas golit të avantazhit. Gjithsesi skuadra duket se ka humbur besimin te vetja dhe nuk ka shpjegim për këtë mënyrë humbjeje.

A e keni skuadrën me vete?
Duro: Nuk e diskutoj që skuadrën e kam me vete, e kam nën kontroll dhe në gatishmëri. Këta lojtarë unë i kam sjellë vetë dhe i kam marrë një nga një. Skuadra sot ishte më e plotë, por sot kam përshtypjen se funksionuam mirë dhe na mungoi vetëm rezultati. Patjetër që përgjegjësia bie edhe mbi mua, pasi nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo situatë. Pranoj përgjegjësinë time, por skuadra është totalisht me mua, duke treguar profesionalizëm dhe seriozitet.

Çfarë mund t’i ndryshoni kësaj skuadre, për t’u rikthyer te fitorja?
Duro: Futbolli është i çuditshëm, pasi sot skuadra luajti sot dhe po të kishte fituar, do të flisnim ndryshe. Gjithsesi unë mbaj përgjegjësi para presidentit dhe para opinionit vlonjat. Edhe nëse do të largohem sot, mua do të më vijë keq për këta djem dhe për angazhimin e tyre maksimal.

A jeni nën presion?
Duro: Nuk kam qenë dhe nuk jam nën presion, por trajneri ka përgjegjësi dhe ndaj në këto momente përgjegjësia bie personalisht te unë. Të shikojmë se si do të rrjedhin ngjarjet, pasi unë nuk mund ta duroj gjatë këtë situatë, edhe në respekt të tifozërisë vlonjate.

Çfarë note do t’i vije arbitrimit sot?
Duro: Nuk kam koment për arbitrimin, pasi ndeshjen e humbëm vetë, duke mos e menaxhuar mirë. Gjithsesi, dua të evidentoj se këtë sezon, arbitrimi është sjellë në mënyrën më të keqe të mundshme ndaj Flamurtarit dhe i ka bërë një dëm shumë të madh.

Related posts

“BOMBA” NGA SPANJA/ Perez e gënjeu, Zidan do të braktisë Realin

Delo.autor

STËRVITET DYFISH PËR PËRBALLJEN ME TIRANËN/ “Goleadori” i derbit kërkon vend titullari te Partizani

Delo.autor

BALOTELLI TALLET ME HUMBJEN E MAN UNITED/ Ja çfarë shkruan italiani (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment