Futboll La Liga

Njihuni me domethënien e tatuazheve të Leo Messit

Tatuazhet dhe lojtarët janë një binom i njohur. Të paktë janë ata futbollistë që i kanë rezistuar manisë për të bërë diçka në trupin e tyre, përveçse Cristiano Ronaldos ( që nuk pranon të bëjë tatuazh pasi dhuron gjak).

Një prej tyre është edhe Lionel Messi, 5 herë fituesi i Topit të Artë. “Pleshti”, i cili për momentin është i impenjuar me kombëtaren Argjentinase, e ka mbuluar trupin e tij plot me tatuazhe, të gjitha me nga një kuptim shumë të veçantë për sulmuesin, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional. Lë ti analizojmë me radhë.

Porteriti mamasë së tij. Ky ishte tatuazhi i parë i Leo Messit. Portreti është i dizenjuar në shpatull. Ajo është një nga personat më të rëndësishëm në jetën e tij.

  • Simboli i “Rosette”i cili është një nga elementët dekorativë të Familjes së Shenjtë. Messi e ka bërë tatuazh për të treguar dashurinë e madhe që ka për qytetin e Barcelonës.

  • Jezu Kristi. Messi është shumë i lidhur me besimin e krishterë. Në krahun e tij është pikërisht portreti i tij për të treguar se sa besimtarë është lojtari.

  • Lulja Lotus. Kuptimi i këtij tatuazhi është që talenti argjentinas mund të “çelë” në çdo moment, edhe kur mendohet se është në momentin e tij më të keq. Karriera e Messit është shembulli më perfekt.

  • Për të kompletuar të gjithë krahun e djathtë të Messit është një ore fantastike. “Pleshti”shpreh rëndësinë që ka koha.

  • Emrat e fëmijëve. Nuk ka shumë kohë që në jetë erdhi djali i tij i tretë. Emri i tij siç e dijmë është Ciro. Dy të tjerët quhen Thiago ( të cilit i ka dedikuar një tatuazh shumë të bukur) ndërsa tjetri Mateo.

  • Numri 10. Për të nderuar Marco Borriello, Messi ka vendosur të bëj tatuazh më ngjyrë të zezë gjysmën e këmbës së tij

  • Puthja e bashkëshortes së tij. Në fund një tatuazh pak më shumë personal dhe jo shumë i ekspozuar.

Related posts

Shoqata e Arbitrave dënon dhunën ndaj arbitrit Kola: Dënim maksimal për dhunuesin!

Sadik.Autor

E BUJSHME/ TORINO zyrtarizon sulmuesin e TALENTUAR SHQIPTAR (FOTO)

Isa.Autor

DËSHIRON TË QËNDROJË NË SERIE A/ Europa League bëhet pengesë për lojtarin e Manchester United…

Delo.autor

Leave a Comment