Bundesliga Futboll

Tjetër kandidat për portën, Bayern nis sulmin për talentin 20-vjeçar

Bayern Munchen po mban në vëzhgim portierin e talentuar Adrian Semper. Kroati 20-vjeçar ka bërë paraqitje bindëse deri më tani në kampionatin vendas me Lokomotivën e Zagrebit dhe konsiderohet si një nga portierët me perspektivë të shkëlqyer.

Por menaxheri i lojtarit, Darko Alegic ka konfirmuar së fundmi se ka pasur kontakte mes kampionëve të Bundeligës dhe Semper.

Ai ka deklaruar për televizionin kroat “Nova TV”: “Nuk ka kuptim ta mohojmë diçka të tillë. Por unë mund të them se Bayern nuk është i vetmi klub që po e mban në vëzhgim klientin tim”.

Trajneri i portierëve të Bayern, Toni Tapalovic ka ndjekur disa ndeshje të Lokomotivës së Zagrebit për të parë nga afër në aksion portierin e ri.

Gjiganti i portës (1.94 m i gjatë) luan edhe për kombëtaren U-21 të Kroacisë, por mund të marrë lehtësisht pasaportë gjermane sepse stërgjyshi i tij ka ardhur nga Heilbronn. Semper është aktualisht i huazuar te Lokomotiva, por në pronësi të Dinamo Zagrebit, skuadër me të cilën është aktivizuar edicionin e vitit 2016 të Champions League.

Ai ka një kontratë që skadon në vitin 2022. Sipas gjasave një transferim eventual i Semper te Bayern nuk do të ishte një operacion me kosto të vogla. Së bashku me portierin kroat edhe talenti tjetër i bavarezëve Christian Früchtl (18 vjeç) do të kishte një konkurrent të denjë në garën për të pasuar Manuel Neuer, i cili pritet të rikthehet së shpejti pas një dëmtimi të gjatë.

Related posts

E ARDHMJA E BERISHËS LARG ATALANTËS/ “Gardiani” shqiptar kërkon akordin me klubin e Serie A…

Delo.autor

Chelsea e pëson në fillim të pjesës së dytë (VIDEO)

Q.Autor

MILAN-LIVERPOOL/ 16 vite pas disfatës më të dhimbshme për “Djallin” në Champions

Delo.autor

Leave a Comment