Futboll

Nostalgji, Pelé publikon “leckën” e shqelmuar për herë të parë

Legjenda e gjallë e futbollit brazilian, Pelè nuk e fsheh kurrë dëshirën për të ndarë diçka nga e kaluara e magjishme e tij.

Sot 77-vjeçar, ai që shkroi historinë e Brazilin në arenën botërore ka publikuar në profilin e tij në “Twitter” një top, nëse mund të quhet i tillë një lëmsh lecke, me të cilit thotë se ka luajtur në ndeshjen e tij të parë të karrierës.

Topi është i një modeli që, siç mund ta vini re, duket vite dritë larg atyre me të cilët jemi mësuar të shohim futbollin modern, por edhe larg atyre të epokës kur luante ai, që ishin topa lëkure.

“Ky është topi im i parë që kam shqelmuar në jetën time. Me të kam luajtur ndeshjen time të parë. Kështu që ju ftoj të vazhdoni të besoni se gjithçka është e mundshme”, ka shkruar “O Rey”.

Related posts

NIS PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI/ “Demi” Lautaro i dërgon mesazh të fortë Inzaghit, stërvitet me klubin…

Delo.autor

BARCELONA-GRANADA/ Trajneri Setien nis me “revolucion” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Nga Bonucci tek Higuain/ Ja 10 yjet e Seria A, që mund të lëvizin këtë verë

Isa.Autor

Leave a Comment