Futboll Seria A Sport

NDESHJA NDAJ SAMPDORIAS/ Gattuso humbet “yllin” e skuadrës

Listës së të dëmtuarve kuqezi (Bilia, Bonaventura e Kaldara) i është shtuar në orët e fundit edhe Hezus Suso. Spanjolli ka shqetësim me muskujt e fundit të barkut dhe nuk është grumbulluar për ndeshjen e sotme në orën 18:00 në Kupë ndaj Sampdorias, takim në të cilin do të ketë vend në stol për Ivan Striniç, që ka kaluar problemin kardiak.

Në kuadër të finales të së mërkurës, Gatuzo do të bëjë rrotacion për sa i përket formacionit, ku, përveç Reinas në portë do të ketë hapësirë edhe për Andre Kontin, i rikthyer mes titullarëve mbi 500 ditë pas herës së fundit. Teksa në mesfushë spikat aktivizimi i Maurit të shoqëruar nga Bakajoko e Kesi, në sulm duket se vendin e sigurt e kanë Kastijeho (në vend të Susos) dhe Higuain.

Si sulmues të majtë në balotazh janë Paketa dhe Çlahanoglu, me të parin të favorizuar. Dilema edhe në prapavijë, por me shumë gjasa titullarë do të luajnë Muzakio dhe Zapata në qendër, ndërsa në të majtë i besohet Rikardo Rodrigezit.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Ferguson: Nuk mund të isha kthyer në Skoci po të kisha pranuar atë ofertë

Delo.autor

PLANIFIKON BLERJEN E MADHE/ Liverpool gati të thyejë rekordin e transferimeve për talentin gjerman…

Delo.autor

BARCELONA DYFISHON SHIFRAT/ Dembele shënon një super gol (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment