Futboll

Odise Roshi kapiteni/ Një emocion i veçant, më pëlqen konkurrenca në skuadër

Odise Roshi e priste në fakt të mbante shiritin e kapitenit, pasi trajneri Christian Panucci ka vendosur që shiritin ta mbajë lojtari me më shumë ndeshje që do të jetë në fushën e blertë. “Nuk jam i surprizuar, është krenari të jem kapiten. Është vënë një rregull, kush ka luajtur më shumë mban shiritin. Më rëndësi ka ndeshja dhe shiriti më motivon për të bërë më shumë”, tha fillimisht mesfushori fierak që luan në kampionatin rus me Akhmat Grozny.

Të mbash shiritin duhet të jesh edhe lider, ndërkohë që Roshi normalisht do dëshironte ta mbante shiritin dhe këtë nuk e fsheh.  “Do ishte kënaqësi e madhe ta mbaja shiritin. Kam dhënë 110% të mundësive të mia në çdo ndeshje. Shpresoj që po. Në ekip kemi shumë lojtarë me përvoje dhe elementë të rinj. Konkurrenca na bën të ecim përpara. Grupi është i mirë, kemi punuar me intensitet dhe jemi fokusuar të zbatojmë me patjetër detyrat e trajnerit”, shtoi mesfushori.

Nga ndeshja e fundit me Norvegjinë kanë ndryshuar shumë gjëra dhe Roshi bën edhe një analizë të situatës në dy ekipet. “Jemi një grup shumë i mirë. Norvegjia ka një ekip simpatik. Sulmojnë dhe janë agresiv. Atmosfera në ekipin tonë është shumë e mirë dhe duhet të japim 100%. Është një ndeshje mes skuadrave të të njëjtit nivel dhe duhet të bëjmë më të mirën”, tha mesfushori që në fanellën kuqezi mban numrin 21.

Shqipëria ka nisur sulmon më shumë, por për të fituar duhen bërë mirë të dyja fazat e lojës. Nuk mungoi një koment nga Roshi edhe për lojtarët e afruar së fundmi, të cilët sipas tij janë cilësorë dhe i shtyjnë edhe ata për të bërë mirë. “Të fitosh duhet t’i bësh të dyja, të mbrosh dhe të sulmosh. Të rinjtë kanë kualitet dhe janë zgjedhjet e duhura.  Me kombëtaren shkëlqeni, çfarë ka ekstra? Është një impenjim ndryshe, luan për kombin tënd. E vlerësoj maksimalisht, jo se nënvlerësoj klubin. Jap çdo gjë që kam, por në kombëtare ka diçka ekstra. Abazaj dhe Gavazaj? Janë lojtarë shumë të mirë. Konkurrenca më ndihmon edhe mua të rritem. Normal janë konkurrentë, më i miri do luajë në fund. Trajneri është ai që vendos”

Related posts

SHFAQ INTERESIN NË DISA KLUBE/ Liverpooli në “pole position” për mesfushorin francez…

Delo.autor

Chelsea kërkon Bernat, por Bayerni e konsideron të pashitshëm

Sadik.Autor

Capello i “tërbuar” nga Japonia: Në atë moment do t’i kisha vënë duart në fyt Hondës

Isa.Autor

Leave a Comment