Futboll

Orges Shehi, apel kryesuesve: Asnjë nënvlerësim ndaj Lushnjës

Skënderbeu do të presë Lushnjën e vendit të fundit, në një ndeshje të lehtë në letër, në kuadrin e javës së 24-t të Superiores. Megjithatë, te kuqebardhët nuk ka vend për nënvlerësim. Eshtë kapiteni Orges Shehi, ai që u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve për përqendrim, duke mos e “matur” Lushnjën me faktin se ndodhet në skajin e kundërt të klasifikimit : “Kjo është një ndeshje ku përballen dy ekipe, në skaje të kundërta të renditjes. Kemi krijuar distancë të konsiderueshme me vendin e dytë. Është një ndeshje, të cilën e nisim në “dishezë”, por që mund të bëhet e vështirë nëse mungon përqendrimi. Pra, mund ta pësosh, duke ditur që edhe Lushnja ka kualitete në fazën sulmuese. Titulli kampion gjithmonë shijon shumë, por ndoshta diferenca e pikëve ka ulur pak emocionet. Ne kemi bërë mjaft mirë dhe kemi pasur synim ta mbyllim sa më shpejtë kampionatin. Mendoj se jemi në rrugën e duhur në këtrë drejtim. Unë do të thoja që kjo diferencë pikësh është fryt i një sezoni të mrekullueshëm që kemi bërë, duke bashkangjitur edhe Europën. Një sezon që vështirë të përsëritet nga skuadra të tjera”.

Related posts

PRAPASKENA/ Ronaldo largoi trajnerin Sarri, ja çfarë kushti i vendosi Agnellit!

Delo.autor

ÇMENDURIA/ Real Madrid ofron 310 milionë euro për PSG dhe 45 në vit për Neymar

Isa.Autor

Juve e Roma duan t’i rrëmbejnë yllin, Gattuso bllokon transferimin

Sadik.Autor

Leave a Comment