Futboll Seria A Sport

Tifozëve të Milanit u humbet durimi me yllin e ekipit

Tifozët e AC Milan janë të irrituar me portierin Gigi Donnarumma dhe tani e duan jashtë skuadrës pas performancës së tij të tmerrshme kundër Juventusit në finalen e Kupës së Italisë, në të cilën kuqezinjtë u mposhtën nga “Zonja e Vjetër”. 19-vjeçari është bërë një nga portierët më të mirë të botës që nga debutimi i tij dy sezone më parë në Milano dhe tani ka tërhequr interes nga klubet më të mëdha të botës. Këtë sezon, portieri italian është shfaqur në çdo ndeshje të Serie A për kuqezinjtë, duke bërë 36 paraqitje dhe duke u shfaqur katër herë edhe në Coppa Italia. “IlMilanista” beson se tifozët e Milanit janë tepër të zemëruar nga mënyra, se si Donnarumma luajti kundër Juventusit në finale të Kupës së Italisë dhe tani atë kërkojnë që ai të largohet. Bardhezinjtë arritën një fitore mbresëlënëse 4-0 ndaj të besuarve të Rino Gattuso të mërkurën dhe Donnarumma zhvilloi një paraqitje për t’u harruar.

Ai ishte shkaktar në tre gola duke i hequr mundësinë Milanit të reagonte. Pas spekulimeve që e kanë lidhur Donnarumma me një lëvizje larg Milanit në merkaton e ardhshme të transferimit të verës, mbështetësit e kuqezinjve mendojnë, se ai duhet të lëvizë nga klubi, veçanërisht pas shfaqjes së tij në “Stadio Olimpico”. Fakti që ai vazhdon të ketë akoma agjent Mino Raiola, ka irritur së teprmi tifozët që nuk e honepsin dot 50-vjeçarin, pas deklaratave të tij të fundit ku u shpreh se po shikon mundësinë për t’i gjetur një klub të ri portierit të talentuar. Vetëm pak kohë më parë pati një krisje mes tifozëve dhe portierit për të njëjtën çështje, por tani duket se kuqezinjve u është sosur durimi. Pari SG është një nga klubet e mëdha që ka shfaqur interes për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit dhe pritet, që gjatë verës francezët të bëjnë një ofertë të rëndësishme.

Related posts

“KISHA DHIMBJE NË…”/ Valentino Rossi: Ja si e kuptova që isha me COVID-19

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Ka probleme me rinovimin tek Chelsea, Rydiger në radarët e Bayern

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Ukrainë-Zvicër. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment