Futboll Sport

FESTOI NË MËNYRË TË PAHIJSHME/ UEFA trondit Anglinë, hap një hetim për Bellingham, ja çfarë rrezikon

Në momentin më të bukur, pasi siguruan një biletë për në fazën çerekfinale, për të trazuar disi ambientin në radhët e përfaqësueses Angleze ka menduar UEFA. Qeveria e futbollit Evropian ka hapur një hetim për Jude Bellingham, për mënyrën e tij të festimit pas golit në minutën e 95-të.

Futbollisti britanik gjatë festimeve bëri një gjest të pahijshëm duke prekur pjesë intime të trupit. Sipas UEFA-s, kjo është shkelje e rregullave bazë të sjelljes.Në këtë mënyrë Bellingham rrezikon të dënohet me një ndeshje skualifikim, mund të humbas çerekfinalen kundër Zvicrës, por më e mundshme në këtë rast është të dënohet me një gjobë të majme.

Related posts

ANALIZON KRIZËN E BARCELONËS/ Eto’o: Laporta e ka një plan, tronditja pritej pas largimit të Messit

Delo.autor

MILAN-INTER/ Tifozët e “Kuqezinjve” dhe Zikaltërve” pushtojnë rrugët. Shikoni çfarë ndodh para ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

DISFATA ZHGËNJYESE NË CHAMPIONS/ Juventus humbet miliona euro dhe çmimi në bursë fundoset

Delo.autor

Leave a Comment