Futboll Sport

Suker zbulon prapaskenën: E zgjodhëm në 7 orë, tani jemi në finale

Nuk është më ëndërr, Kroacia është në finalen e madhe të Kupës së Botës 2018. Davor Suker, ish-sulmuesi i Real Madrid-it, i cili është konsideruar si lojtari më i shpejtë në gjysmëfinalen e Francë ’98, dhe që është aktualisht presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, i ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve të ndryshme në një intervistë për “Marca”.

Së pari është pyetur në qoftë se është i befasuar nga finalja e arritur nga Kroacia e tij:

“Jo, unë jam njeri i futbollit dhe e di që gjëja më e rëndësishme është të jesh mirë fizikisht, e kjo ishte një gjë që nuk e kishin favoritët. Duhet të përgatitesh mirë. Anglezët kishin zhvilluar shumë ndeshje, të cilat përfunduan vetëm në fund të majit”, ka thënë Suker.

Më pas ka vazhduar: “Të shkosh në këtë fazë nuk është e lehtë, pasi ne kemi shkuar në kohë shtesë tri herë. Unë kam përgëzuar Luka Modric, pasi ai ka vrapuar shumë, dhe Sime Vrsaljkon, pasi ka luajtur gjysmë i dëmtuar. Kam shkuar në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes dhe i kam thënë që ishte një luftëtar ashtu si shokët e tij të ekipit. Prandaj kemi fituar.”

Përsa i përket rolit të tij në ekip ai ka thënë: “Unë ju jap të gjithëve besim, duke qenë në shërbim të tyre dhe duke i dhënë trajnerit pavarësi në vendimmarrje. Nuk kam vënë asnjëherë në pikëpyetje asnjë nga vendimet e tij dhe vazhdimësia ka qenë shumë e rëndësishme. Ne e kemi zgjedhur atë në vetëm 7 orë dhe po funksionon.”

Pyetjes a e meriton Modric Topin e Artë, ai i është përgjigjur:
“Ka luajtur më mirë se pjesa më e madhe e lojtarëve, duke dhënë maksimumin edhe tek Real Madrid. Duhet ta fitojë ai, pasi ai ka bërë gjithçka dhe ka drejtuar një skuadër të tërë. Por lë të presim dhe përbërësin e fundit. Rezultati i finales do të qartësojë gjërat dhe unë do ju kërkoj të gjithëve të votojnë për të. “

Në lidhje me finalen: “Në letër, favoritët nuk tregojnë gjithçka. Disa anglezë kanë folur ashpër për Kroacinë dhe do duhet t’i marrin mbrapsht fjalët e tyre. Ne kemi 50% të shanseve”.

Related posts

TIRANA ZBARKON NË POGRADEC/ Trajnerit Shehi i pëlqen fusha. Ja çfarë ndodhi në stërvitjen e parë…

Delo.autor

“NDIHEM SI PAS NJË VIZITE TEK DENTISTI”/ Befason De Bruyne: Nuk ndiej asgjë nga ana e majtë…

Delo.autor

I MJAFTOJNË 5 MINUTA LOJË/ Perez zhbllokon sfidën ndaj “Los Blancos” nga… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment