Futboll

Pas eliminimit nga Champions, PSG zbulon të ardhmen e Neymarit

Paris Sanit-Germain nuk është i gatshëm që të shesë në asnjë rrethanë yllin e skuadrës, Neymar.

Pozicioni i skuadrës franceze, të cilët në muajin gusht paguan 222 milionë euro për të marrë shërbimet e tij, është absolutisht i vendosur.

Dhe kjo është ajo që njerëzit përgjegjës i kanë thënë babait të Neymarit, me të cilin ata janë takuar kohët e fundit për të bërë të qartë qëndrimet e njëri-tjetrit.

Ndërkohë Florentino Pérez ka menduar për një kohë mundësinë e nënshkrimit me Neymarin në verën e vitit 2019.

Mediat spanjolle prej kohësh po raportojnë një interesim të madh të Real Madridit për të nënshkruar me futbollistin më të shtrenjtë në botë.

Related posts

“Çfarë lojtari!”/ Elozhe për Vrionin nga mediat italiane, shkëlqen dhe Abazaj me U-21

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË MAQEDONINË E VERIUT/ Ish-mbrojtësi i Tiranës realizon një SUPER GOL “alla Quaresma” (VIDEO)

Delo.autor

Juventus ofroi 50 milion euro për të, lojtari: Adhuroja Milanin e Shevës

Q.Autor

Leave a Comment