Futboll

Patrick Cutrone: Messi? E kam parë vetëm në “play station”

Tre ditë kanë mbetur nga miqësorja e Italisë me Argjentinën, ndeshja e parë për “axurrët” pas eliminimit nga Suedia në “play off” të Kupës së Botës 2018. Trajneri i përkohshëm Gigi Di Biagio ka grumbulluar për herë të parë sulmuesin e talentuar të Milan, Patrick Cutrone.

Ai ka qenë i pranishëm në një konferencë për shtyp: “Vitin e kaluar isha me të rinjtë dhe nuk e imagjinoja se mund të arrija deri në këtë pikë. Kam treguar vlerën time në fushën e lojës dhe jam stërvitur fort. Trajnerët më kanë ndihmuar shumë nga ata te të rinjtë te Montella dhe Gattuso. Jam 20 vjeç dhe kam shumë ëndrra për të realizuar dhe njëra prej tyre është debutimi me kombëtaren.

Dua të vë në vështirësi trajnerin Di Biagio dhe të shfrytëzoj në maksimum mundësinë që po më jepet.”

Image result for cutrone italia

Kur i kërkojnë një bilanc për këtë pjesë të parë të sezonit, Cutrone deklaroi: “Ende nuk kam bërë asgjë të rëndësishme dhe familja ime po më ndihmon të qëndrojë me këmbë në tokë. I detyrohem shumë të gjithë atyre që më kanë qëndruar pranë.

Pak a shumë i ngjaj trajnerin Gattuso dhe për grintën që kishte në fushën e lojës. E kam pasur gjithmonë golin në gjak dhe punoj për të qenë sa më shumë vendimtar në fushën e lojës.

Faktikisht nuk e prisja të grumbullohesha në kombëtare.” Në lidhje me Lionel Messi, që do të jetë kundërshtar i radhës me Argjentinën, sulmuesi tha: “Për mua është një personazh në “play station”. Nuk e kam pasur kurrë fatin ta takoj personalisht. Do të jetë një nder të luaj kundër tij.”

Related posts

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbeten 15 minuta lojë, Kukësi dhe Laçi në sulm për barazimin

Delo.autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Partizanit del në stërvitje me klubin e Superligës së Kosovës

Delo.autor

“DEPAY DO BARÇËN”/ Kuman del blof në fundin e merkatos. Ja pse holandezi dështoi që të transferohej

Delo.autor

Leave a Comment