Futboll Premier League Sport

DEBUTIMI I YLLIT CAVANI TEK MANCHESTER UNITED/ Shikoni kush ia bën përkthyesin me Solskjaer

Edinson Kavani bëri debutimin e tij me fanellën e Mançester Junajtidit. Sulmuesi 33-vjeçar, i ardhur në ditën e fundit të merkatos në “Old Trafford”, luajti për herë të parë me skuadrën e re në sfidën e së shtunës kundër Çelsit (0-0). Asnjë gol në Mançester, por ndonjë aksion interesant nga ana e uruguaianit, i cili vëmendjen e tërhoqi edhe për skenën e veçantë pak përpara hyrjes në fushë.

“El Matador” mori disa udhëzime nga trajneri Ole Gunar Solskjaer, por ndërsa ata të dy flisnin, pranë u afrua Pogba, i cili dukej se i bënte përkthyesin shokut të ri të skuadrës, duke e ndihmuar me ndonjë fjalë frëngjisht të cilën ai nuk e kuptonte anglisht.

“Pogba gjen rolin e ri në skuadër, bën përkthyesin”, shkruhej masivisht në rrjetet sociale, ndonëse francezi po përgatitej edhe vetë që të hynte në fushë.

SOLSKJAER – Trajneri norvegjez vlerësoi paraqitjen e parë të Kavanit në përfundim të ndeshjes kundër Çelsit: “Ai shfaqi shkëndija të asaj që mund të bëjë. Ai do të na japë prezencë në zonë. Është një qendërsulmues me eksperiencë dhe sa më shumë topa t’i dërgojmë rreth zonës, do të përkthehen në gola prej tij”. Solskjaer zbuloi edhe pse e ka lënë Pogbanë në stol në tri ndeshjet e fundit:

“Ne kemi lojtarë të mirë dhe është një sfidë e bukur e vendim i vështirë kur ke futbollistë të tillë në stol që mund të hyjnë dhe të ndikojnë në lojë. Mendoj se Pol, në të tria ndeshjet e kësaj jave, ka hyrë dhe ka pasur një ndikim shumë pozitiv. Ai ka qenë i dëmtuar për pak kohë, ndërsa ka kaluar edhe Koronavirusin këtë verë. Kështu që, ai është duke e rifituar formën pak e nga pak. Ndoshta unë e kisha gabim që e aktivizova aq shpejt në ndeshjet e para, por ai ka pasur impakt më të mirë dhe ka luajtur shkëlqyeshëm kur ka ardhur nga stoli.

Barazimi me Çelsin? Luanin dy skuadra që vinin nga ndeshja e tyre në Europë në mesjavë dhe mendoj se kjo u duk pak në pjesën e parë. Në të dytën, nëse tribuna ‘Stretford End’ do të kishte qenë plot, mund të kishim pasur një ndihmë që topi ta kalonte vijën fatale. Në tërësi bëmë një paraqitje të mirë”.

Related posts

Del Piero: Juventusi dhe Roma mund t’ia dalin, ndaj skuadrave spanjolle

Sadik.Autor

Botërori 2018/ Tabarez zbulon listën, Uruguaji tremb me sulmin

Sadik.Autor

BEFASON SHAQIRI/ Ja çfarë thotë për Liverpoolin sulmuesi Zvicerian

Sadik.Autor

Leave a Comment