Futboll

Tërboi tifozët e United pas eliminimit nga Sevillia, ja ç’farë deklaronte Mourinho në 2004 kur mposhte ‘djajtë’

Jose Mourinho, trajneri i Manchester United, është një figurë tërheqëse në botën e futbollit edhe pse shpesh vëmendjen nuk e ka marrë për bëma të mira. Së fundmi ai tërboi tifozët e “djajve të kuq” me fjalët që tha pas eliminimit nga “Champions League” në favor të Sevillia-s.

Mediat angleze kanë hulumtuar dhe kanë gjetur intervistën e portugezit në vitin 2004 kur ky i fundit me Porto-n e tij eliminonte Manchester United nga “Champions League”. Në atë kohë Sir Alex Ferguson nuk i jepte dorën ‘special 1’ pas përfundimit të ndeshjes.

 

Mourinho deklaronte: “E kuptoj pse Ferguson bëri një reagim emocional. Ai ka disa lojtarë të klasit botëror dhe ata duhet të bënin shumë më shumë se kaq.”

“Ti mund të jesh shumë i mërzitur nëse ekipi yt dominohet qartë nga një kundërshtar i cili me shumë mundësi ka një buxhet sa 1/10”.

Vijmë të martën, afërsisht 14 vite më pas, kur Mourinho gjen fjalët më të papërshtashme për të justifikuar eliminimin e Manchester United nga Sevillia.

“Nuk është fundi i botës…Kam qenë i ulur në këtë karrige dy herë në ‘Champions league’ kur kam eliminuar Manchester United në shtëpi. Kam qenë i ulur në këtë karrige me Porto-n, Manchester United jashtë. Kam qenë i ulur në këtë karrige me Real Madridin, Manchester United jashtë… Pra nuk është një gjë e re për këtë klub. Sigurisht, të jesh trajner i Manchester United dhe të skualifikohesh nga ‘Champions League’ në një ndeshje të luajtur në shtëpi është absolutisht poshtëruese.”

Si duket Mourinho pas eliminimit nga spanjollët e ka harruar se ka disa lojtarë që duhet të bënin shumë më shumë dhe ka shpenzuar gati sa dhjetëfishi i Sevillia-s.

 

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani optimistë, Tirana në heshtje shtypi. Ja situata tek të dy ekipet…

Delo.autor

Ronaldo po shkon te Juventusi, shikoni si reagon Modriç që ndodhet në Rusi (VIDEO)

Isa.Autor

Bejli apo Ronaldo, kush ishte roveshata më e bukur e Championsit? (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment