Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Argjentina merr lajmin e mirë, Messi gati për duelin ndaj…

Një lajm i mirë vjen nga Argjentina për Lionel Messin. Ylli dhe kapiteni i Albiceleste ka marrë pjesë rregullisht në seancën e fundit stërvitore të kombëtares. Kësisoji, ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së premtes kundër Uruguajit. Ky lajm filtrohet nga njerëz shumë të afërt me trajnerin Lionel Scaloni, të cilit ylli i PSG-së i tha se nuk kishte më shqetësime në gjurin e majtë.

Pikërisht për shkak të këtij problemi, Messit iu desh të humbiste ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Leipzig-ut dhe më pas të Ligue 1 ndaj Bordeaux. Largimi i tij për në Argjentinë kishte acaruar shumë drejtuesit e klubit parizien. Drejtori sportiv, Leonardo, madje shpërtheu duke kërkuar nga FIFA që lojtarët e dëmtuar të mos paraqiten në kombëtaret e tyre.

Related posts

TJETËR GAFË/ Romelu Lukaku përfiton nga gabimi i Buffonit (VIDEO)

Delo.autor

EKIPI I TYRE PO SHKËLQEN/ Ultrasit e Atalantës bëjnë gjestin e madh në ndihmë të spitalit

Delo.autor

JAVA E 18-TË/ Faza e dytë mbyllet të shtunën, ja të gjitha përballjet në Superiore…

Delo.autor

Leave a Comment