Futboll Premier League

Pep Guardiola i premton një rol protagonisti “yllit” 25-vjeçar…

Manchester City është i interesuar për të marrë organizatorin e Real Madrid, Isco, gjatë merkatos së verës. “AS” ka raportuar se Pep Guardiola i ka propozuar një rol si protagonist në “Etihad Stadium” spanjollit 25-vjeçar.

Isco shënoi tre gola në fitoren 6-1 të Spanja arriti ndaj Argjentinës në miqësore dhe dha një sinjal të qartë se dëshiron të largohet nga Real Madrid duke thënë se trajneri Zidane nuk ka besimin e duhur tek ai.

Mesfushori po mendon tani për një ekip ku i garantojnë vendin e titullarit dhe Pep Guardiola është gati t’i jap garanci. Isco mund të jetë zëvendësuesi afat-gjatë për David Silva.

Ish-lojtari i Valencia, idhulli i tifozëve vendas është 32 vjeç dhe Guardiola ka nisur të bëj planet pa të. Real Madrid do të kërkojë rreth 60 milionë euro për Isco, nëse vendos ta shesë pas Kupës së Botës 2018, por paràtë nuk janë dhe nuk do të jetë problem për Manchester City. Kryesuesit e Premier League janë një nga klubet më të pasura në qarkullim.

Related posts

FIRMOSI ME DE JONG/ Barcelona i vendos klauzolën e frikshme talentit holandez

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ FLAMURTARIT/ Shkëmbi beson: Jemi brenda objektivit, do të marrim fitoren për…

Delo.autor

SPAL-JUVENTUS/ Vendasit barazonjë shifrat, shënon Bonifazi

Delo.autor

Leave a Comment