Futboll Seria A Sport

NAPOLI NË KAOS PAS HUMBJES NË CHAMPIONS/ Lojtarët refuzojnë grumbullimin dhe dalin kundër…

Rezultatet e dobëta dhe humbja me Romën në fundjavë krijoj një klimë të keqe te Napoli, që detyroi presidentin Aurelio De Laurentis të vendosë që skuadra të grumbullohej me detyrim.

Padyshim që kjo gjë u kundërshtua nga Ançeloti, i cili e ka shprehur hapur mendimin e tij, para ndeshjes me Salcburgun.

Mbrëmjen e djeshme Napoli barazoi ndaj austriakëve dhe trajneri italian nuk doli në konferencë për shtyp, kjo si pasojë e zemërimit të tij jo vetëm për rezultatin, por edhe vendimit të klubit.

Lojtarët duket se janë në një mendje me trajnerin dhe pas ndeshjes ata janë shpërndarë në shtëpitë e tyre në vend që të grumbullohesnin deri të dielën, para ndeshjes me Xhenoan, siç ishte vendimi i presidentit.

Mediat në Itali kanë zbuluar prapaskenat, ku duket se lojtarët ishin të bindur për t’u kthyer në shtëpi. Insinje madje ka folur me të birin e presidentit dhe i ka thënë që t’i përcjellë mesazhin të atit.

Related posts

Chelsea fiton garën me United, City dhe Bayern për talentin holandez

Sadik.Autor

DREJT TITULLIT TË 8 RADHAZI NË SERIE A/ Allegri rikuperon 3 lojtarë ndaj Milanit, ja emrat

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Sfidën do ta gjykojë një jurist, ja 4-shja që do të vendosë drejtësi në Shqipëri-Andorra

Delo.autor

Leave a Comment