Futboll

Pep Reina i thotë jo Guardiola-s për Milan-in

Pep Reina do të jetë përforcimi i dytë me kosto zeri i Milan-it. Pas arritjes së marrëveshjes me Ivan Strinic portieri spanjoll, kontrata e të cilit skadon në fundin e këtij sezon, ka zgjedhur ngjyrat kuqezi dhe ka zhvilluar vizitat mjekësore me klubin milanez.

Reina do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit të tretë, në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Gigio Donnarumma. Por ka më shumë, sepse ajo e Pepe-s nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë.

Reina, në fakt, ka marrë oferta të ndryshme që nga gushti i kaluar, kur në derën e tij kanë trokitur Paris Saint-Germain dhe Manchester City. Këta të fundit kanë provuar ta bindin spanjollin janarin e kaluar. Por Pepe e kishte bërë zgjedhjen e tij dhe te Milan ka më shumë mundësi të bëhet portieri i parë i skuadrës, veçanërisht nëse Donnarumma do të largohet.

Related posts

LIGUE 1/ Di Maria pranon se e ardhmja mund të jetë larg Parisit

Sadik.Autor

MARRIN FUND DILEMAT/ Rummenigge: Po shoh një trajner që po lufton, gati të ndryshojë disa gjër

Isa.Autor

2019 I JASHTËZAKONSHËM PËR “TË KUQTË”/ Liverpooli i Klopp është super, por rekordin e mban…

Delo.autor

Leave a Comment