Futboll Seria A Sport

JUVENTUS “RIKTHEN” POGBAN/ Tifozët “bardhezi” të lumtur dhe në delir, por…

Një cicërimë që ka rindezur entuziazmin e tifozëve të Juventusit, të cilët kanë kohë që janë gati të mirëpresin Pol Pogbanë në Torino. Profili në gjuhën spanjolle i klubit bardhezi postoi një video me golat më të bukur të francezit në eksperiencën e tij torineze, shoqëruar me fjalën “back” (kthehet), e cila u dha shumë tifozëve iluzionin e një rikthimi të menjëhershëm të kampionit të botës nga Mançesteri.BUFON DHE POGBA

Një “gafë”, të cilën Juventusi më vonë e korrigjoi: “Back, në kuptimin e rikthimit pas në kohë. Mos mendoni gjë tjetër”. Reagimi i tifozëve preku korda të ndryshme. Dikush kërkoi shpjegime, dikush u zemërua dhe pati edhe nga ata që besojnë se ky ishte një gabim paralajmërues për rikthimin e mesfushorit.pjanic pogba

Dhe sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, benzinë zjarrit i hodhi edhe një deklaratë e Dibalës: “Ajo që kamë vënë re nga shumë ish-shokë me të cilët kam folur, është se kur largohen, kanë shumë dëshirë për t’u rikthyer, sepse këtu trajtohen mirë dhe mësohen duke fituar”. Pas transferimit të Artur dhe Kulusevskit, tifozët bardhezinj ëndërrojnë një tjetër përforcim për sezonin e ardhshëm.

pog

Related posts

PLAS SKANDALI/ FIFA manipuloi votat për t’i dhuruar fitoren Messit, ja dokumenti (FOTO)

Delo.autor

Dënimet e Disiplinës, Flamurtari akuzon Federatën Shqiptare të Futbollit

Sadik.Autor

ÇFARË “MAGJIE”/ Ylli i Premier League shënon golin e vitit ndaj West Ham (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment