Futboll Premier League

Jose Mourinho: E meritojmë vendin e dytë në Premier Leagues

Tekniku i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, u kundërpërgjigjet kritikave drejtuar skuadrës së tij, duke argumentuar se Manchester United meriton vendin e dytë në klasifikimin e Premier Leagues.

Golat e Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchezit ndaj Swansea City shënuan fitoren e katërt radhazi të United, një rezultat që i çon ata në avantazhin e dy pikëve ndaj ndjekësve të vendit të tretë të Liverpoolit dhe me shumë gjasa United do ta mbyllë sezonin si skuadra e dytë pas triumfuesve të Manchester City-t.

Por, pavarësisht, kësaj taktikat e Mourinhos kanë marrë shumë kritika përgjatë gjithë sezonit, me disa që mendojnë se Liverpooli apo Tottenhami janë ekipe më të mira se “Djajtë e Kuq”. Gjithsesi, Mourinho i kundërshton këto zëra në vigjilje të derbit me City-n në “Etihad Stadium”.

“Manchester City nuk ka rëndësi për mua. Çfarë ka rëndësi është vazhdimësia që kemi treguar këtë edicion.

Që nga momenti që humbëm vendin e parë, Manchester United ka qenë konstant dhe ka ruajtur vendin e dytë për të gjithë sezonin. Meritojmë ta mbyllim të dytët. Kemi më shumë pikë se ndjekësit dhe jemi shumë më të mirë se sa ata. Kjo është çështja!

Me një fitore të mundshme ndaj United, ekipi i Guardiolës do ta siguronte titullin e Premier Leagues. Portugezi Mourinho e mbyll fjalën e tij me premtimin se United do të japë maksimumin në këto 7 ndeshje të mbetura, për ta mbyllur sezonin në vendin e dytë të klasifikimit.

Related posts

Pini Zahavi: Neymar nuk mund të luajë kurrë në një ekip me Messi apo Ronaldo

Sadik.Autor

MILAN-JUVENTUS/ Lajm i keq për “Kuqezinjtë”, Ibrahimovic del nga fusha e lojës (VIDEO)

Delo.autor

AKUZON RËNDË IGLI TAREN/ “La Repubblica”: Futboll, klane dhe afera. Hijet shqiptare tek Lazio

Delo.autor

Leave a Comment