Futboll Sport

E BUJSHME/ Bavarezët, gati t’ia rrëmbejnë yllin Juventusit

Lajmi që vjen nga Gjermania është i bujshëm: Douglas Costa mund të largohet menjëherë nga Juventusi për tu rikthyer te Bayern Munich. Këtë “bombë” e ka shpërthyer “Sport Bild”, zakonisht një burim shumë i informuar mbi çështjet e klubit bavarez. Negociatat thuhet se kanë filluar tashmë dhe qëllimi i Bayernit do të jetë huazimi i Douglas Costa, e mbetur në hije te bardhezinjtë aktualisht nga Dybala, Higuain dhe Cristiano Ronaldo.

Braziliani, në të vërtetë, në fillim të sezonit dukej se ishte në gjendje të bëhej “gur themeli” i projektit të Sarri, por më pas problemet e zakonshme të muskujve ia ngadalësuan ritmin e gjithçka tjetër sportivisht. Tani, gjetja e një pozicioni fillestar te “Zonja e Vjetër” është bërë mjaft e vështirë.

Sarri ende beson te Douglas Costa, edhe pse, në prag të ndeshjes së planifikuar për sonte kundër Romës, në Kupën e Italisë, trajneri shpjegoi pse braziliani nuk po gjen aktualisht shumë hapësira: “Ai është një lojtar me rrezik dëmtimi të muskujve dhe për këtë arsye preferuam ta shmangim nga ngarkesa të caktuara. Tani, ai po stërvitet rregullisht, por ende nuk është në top-formë”.

Douglas Costa arriti te Juventusi nga Bayern Munich në verën e vitit 2017, i huazuar dhe me të drejtën e blerjes përfundimtare. Kjo e drejtë u ushtrua një vit më vonë nga kampionët e Italisë, duke paguar 40 milionë euro. Bayern Munich është duke luftuar me dëmtimet e shpeshta të Gnabry dhe Coman, ndaj po mendon të shtojë një forcë të re në këtë rol. Synimi është Douglas Costa me brazilianin të gatshëm të largohet nga Torino pa shumë keqardhje. A do të vijë “lamtumira” nga Juventusi këtë janar? Sipas “Sport Bild”, po “gatuhet” një lëvizje e tillë…. /Telesport

Related posts

MIQËSORE/ Vendos goli i Emiljano Vilës, Teuta triumfon ndaj skuadrës maqedonase

Delo.autor

BAYERN MUNICH-DYNAMO KYIV/ Trajneri Nagelsmann i beson sulmin bomberit Lewandowski (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PO VUAN NË KËTË FILLIM SEZONI/ Manchester United ka objektiv 2 sulmues për në janar, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment