Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ KOMBËTARES PËR “KATAR 2022″/ Harry Kane nuk shënon që prej 2019, ja formacioni i mundshëm…

Markus Rashford dhe Bukajo Saka kanë lënë grumbullimin e kombëtares angleze të dëmtuar dhe nuk do të luajnë as në dy ndeshjet e ardhshme kualifikueseve të skuadrës së Sauthgejtit, kundër Shqipërisë të dielën në Tiranë dhe Polonisë të martën. Sulmuesi i Mançester Junajtidit u paraqit në “St. George’s Park” me një dëmtim në këmbë, i cili e la jashtë ndeshjes së parë kualifikuese kundër San Marinos të enjten.

Dhe pas vlerësimeve të mëtejshme, u vendos që të ishte më mirë që sulmuesi të rikthehej në Mançester për të vijuar rikuperimin në klub. Rashford mungoi në çerekfinalen e Kupës FA kundër Lestërit të dielën, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen me Milanin në Ligën e Europës. Ndërkohë që sulmuesi i Arsenalit, Saka, qëndroi në Londër për t’iu nënshtruar testeve të tjera prej një problemi muskulor, me shpresën se mund të rikuperohej. Talenti u dëmtua në derbin kundër Totenhemit, pavarësisht se luajti për 74’ në ndeshjen e radhës kundër Uest Hemit.

Kombëtarja angleze njoftoi se Sauthgejti nuk do të thërrasë asnjë lojtar tjetër për të zëvendësuar mungesat e tij, pasi beson te kontigjenti i mbetur. Sauthgejt e dëgjoi thirrjen e trajnerit të Totenhemit për të kursyer kapitenin Herri Kejn dhe ndaj San Marinos sulmuesi nuk luajti asnjë sekondë. Me Shqipërinë ndoshta do të ketë disa minuta, në mos mund të jetë edhe titullar, me objektivin e rëndësishëm që të jetë nga minuta e parë në duelin me Levandovskin të martën. 27-vjeçari kërkon të bëhet golashënuesi më i mirë i historisë së Anglisë, ka shënuar 32 gola në 51 ndeshje me kombëtaren, ndërsa rekordin e mban Runi me 53 gola. Ai nuk shënon prej nëntorit 2019, në fitoren kundër Kosovës.

“Nëse do t’ia lija në dorë Herrit vendimin, ai do të luante çdo minutë. Por, kjo nuk do të ndodhë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm. Ai luajti 120 minuta ndaj Dinamos në Europë të enjten dhe pati një tjetër ndeshje me intensitet të lartë të dielën. Ne duhet të kujdesemi që t’i menaxhojmë të gjithë lojtarët me korrektësi”, tha Sauthgejt, i cili e priti me një batutë lajmin se ndeshja në Shqipëri mund të shtyhej për arsye sigurie: “Nuk e vura në dyshim për asnjë minutë që ajo do ishte në dyshim. Na bombardojnë me histori të tilla gjatë gjithë kohës për çështje të ndryshme, por që ka shumë pak gjasa që këto gjëra të ndodhin”.

Related posts

“KA NEVOJË PËR TË FITUAR…”/ Podolski shpreh mendim ndryshe: Sane nuk është “top lojtari”!

Delo.autor

UDINESE-INTER/ I papërmbajshëm, Lukaku zhbllokon sfidën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT/ Finalja e sezonit me Atleticon, sa mirë për Real Madrid që luhet në transfertë

Delo.autor

Leave a Comment