Futboll Seria A Sport

“MË SHUMË HAPËSIRË PËR SANCHEZ?” Conte: Unë qesh, kur e dëgjoj këtë pyetje…

Vetëm Interi mungonte në apel, por në kohën e duhur, edhe ai u përgjigj. Pas fitoreve të Juventusit dhe Lazio, zikaltrit morën gjithashtu tri pikë në sfidën e radhës, çka u lejon atyre të mbeten në garën për titull. Ata fituan 6-0 kundër Brescia. Antonio Conte, i intervistuar nga DAZN, promovoi provën e djemve të tij: “Jam i kënaqur, sepse ishim vërtet mirë. Ne fituam ndeshjen dhe më pëlqeu qëndrimi i skuadrës që nuk ndalet kurrë, pavarësisht avantazhit. Ishim të saktë edhe në mospësimin e golave, kështu që performancën e vlerësoj mjaft pozitive”.

Trajneri zikaltër shpjegoi se çfarë indikacionesh pozitive i la loja: Kushdo që shikon ndeshjet e Interit e di se ka shumë indikacione pozitive. Duhet të kuptoni nëse doni ta shihni gotën gjysmë të mbushur ose gjysmë të zbrazët. Me Interin, shpesh dëshironi ta shikoni gotën gjysmë të zbrazët dhe të krijoni probleme. Por kjo është pjesë e lojës mediatike. Për mua nuk ka problem. Nëse doni, më sulmoni mua dhe jo lojtarët apo klubin”.

Kundër Brescia, vetëm goli i Lautaro Martinez mungonte: “Nga këndvështrimi i angazhimit, për asgjë nuk mund të qortohet. Sigurisht, në një lojë si kjo ai meritonte të shënonte, si për mundësitë e krijuara, ashtu edhe për kënaqësinë personale. Jam i qetë, djemtë janë profesionistë dhe duan të mirën e Interit. Të gjithë punojnë, janë të shkëlqyeshëm, pastaj mund të ketë edhe gabime në lojë”.

Interi duhej të bënte pa Sanchez, për disa muaj: “Ne e morëm, sepse duhej të garantonte cilësi. Bëmë një rrugëtim pozitiv me Martinez dhe Lukaku në sulm, pa mundur të llogarisim alternativa të tjera të vlefshme. Tani Sanchez është mirë, në rrugën e tij. Ai luajti mirë ndaj Parmës, edhe sot ka bërë shumë përpjekje. Me tre lojtarë përpara ndjehem më i qetë. Nëse më duhet t’i jap më shumë hapësirë Alexis? Çfarë do të thotë t’i jepet Sanchez më shumë hapësirë…, deri tani ai ka luajtur në të gjitha ndeshjet. Problemi është se më parë nuk e kemi pasur në disponim. Unë qesh kur e dëgjoj këtë pyetje”.

Related posts

PLAS tek Man United/ Mourinho zbulon FAJTORËT për humbjen me West Ham

Isa.Autor

Nëse largohet nga Reali/ Këto janë ofertat për klubin e ri të Ronaldos

Sadik.Autor

Fshati i tij i lindjes e quajti krenaria e kombit, ja veprimi i Xherdan Shaqirit

Sadik.Autor

Leave a Comment