Futboll Sport

JUVENTUSI MORI BARAZIM ZHGËNJYES NDAJ VERONËS/ Por e ëma e Ronaldos feston për skuadrën e… (VIDEO)

Kristiano Ronaldo dhe Juventusi morën një barazim zhgënjyes ditën e djeshme ndaj Veronës, i cili i largon edhe më shumë nga kreu i renditjes, që mbahet nga Interi.

Portugezi u shfaq shumë i zhgënjyer në fundin e ndeshjes, për shkak se goli i tij nuk vlejti për t’i dhënë 3 pikë skuadrës.

Megjithatë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për nënën e Ronaldos, e cila ditën e djeshme ka festuar me të madhe, për Sportingun e Lisbonës. Dolores Aveiro ka postuar një video në profilin e saj duke festuar për barazimin 0-0 të Sportingut ndaj Portos, me këta të fundit që tashmë janë -10 pikë nga kreu.

Sportingu duket shumë afër titullit kampion, i cili mungon prej 19 vitesh dhe tifozët po e presin me padurim fundin për të ngritur trofeun. Ronaldo e ka nisur karrierën e tij te Sportingu dhe duket se që nga ajo kohë nëna e tij Dolores, është një tifozë e zjarrtë e kësaj skuadre.

VIDEO

 

Related posts

Ish-ylli i basketbollit amerikan shpërthen në lot për takimin Trump-Kim Jong un

Sadik.Autor

Genoa shfaq interes për sulmuesin e Napolit

Sadik.Autor

MORI NJË FANELLË SPECIALE PËR 750 GOLAT NË KARRIERË/ Ronaldo: Ja cili është lideri i Juventus… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment