Futboll

Pique tregon incidentin me Roy Keane

Shumë pak tifozë të futbollit e mbajnë mend që Gerard Pique në fillimet e karrierës së tij ka luajtur te Manchester United. Ai mbërriti në Old Trafford nga Barcelona dhe pak vite më pas u rikthye në Camp Nou.

Një ditë, kur ishte duke u përgatitur për një ndeshje në dhomat e zhveshjes papritmas i bie zilja e telefonit.

Keane, i cili nuk ka një marrëdhënie të mirë me zilet e celularëve, nuk i pëlqeu ajo zile në prag të ndeshjes dhe këtë ia bëri të qartë spanjollit.

Pique poses with manager Sir Alex Ferguson after joining United in July 2004 as a 17-year-old

“Një nga ndeshjet e mia të para në Old Trafford, ishim në dhomën e zhveshjes duke u bërë gati dhe unë kisha shumë emocione,” shprehet ai për The Players Tribute.

“Imagjinoni, isha 18 vjeç, dhe isha ulur në stol duke veshur çorapet ngjitur me Ruud van Nistelrooy, Ryan Giggs dhe Rio Ferdinand. Doja të isha i padukshëm. Po mendoja, ‘thjesht bëj punën tënde dhe mos bie në sy’.

The defender moved to Barcelona where he has gone on to become a key defender at the club

“Ishim ulur duke pritur trajnerin dhe isha ulur pranë Roy Keane. Ishte qetësi. Dhe papritmas u dëgjua ai vibrimi i vogël. Roy fillon të shohë përreth. Aty kuptova që ishte celulari im. E lash me vibracion dhe e kisha në xhepin e pantallonave që kisha palosur mu mbrapa veshit të Keane.

“Ai fillon të kontrollojë si një maniak. Kur mori vesh se ishte celulari im ai shkalloi në sy të të gjithëve. Ishte e pabesueshme. Gati sa nuk e bëra në brekë. Por ishte një leksion i mirë.”

Related posts

“Më mungon Messi dhe Suarez”, Neymar riafirmon të ardhmen te PSG

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ “Pancerat” përfitojnë një penallti, Gundogan nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

TITULLARËT MARRIN 100 MIJË LEKË SHPËRBLIM/ Egbonë e sulmojnë nga tribuna. Ja pikantet e sfidës Tirana-Flamurtari

Delo.autor

Leave a Comment