Futboll Seria A Sport

SHKUND JUVENTUS-IN/ Allegri: Duhet të hidheni mbi kundërshtarin, s’duhet të kalojnë

“Nëse topi shkon në gjysmëfushën e tyre, nuk është problem, ne duhet të jemi agresivë këtu”. Në mes të seancës stërvitore të hapur për tifozët dhe gazetarët, Max Allegri përmblodhi një pikë qendrore të punës së ditës. Mentaliteti dhe vëmendja mbrojtëse, dy pika kyçe të mësimeve sezonale të Max, nuk kanë dalë nga moda. Një fjali tjetër nga mëngjesi, që i tha De Sciglios gjatë stërvitjes: “Duhet të hidhesh mbi kundërshtarin, ata as nuk duhet të kalojnë”.

Kulusevski dhe McKennie u shfaqën shumë të angazhuar pas problemeve të ditëve të fundit. Të shtunën do të jenë në Bologna. Mungoi Locatelli për një gastroenterit të lehtë, por nuk është në dyshim për ndeshjen e fundjavës. Allegri u shfaq shumë i zëshëm, i përkushtuar, duke dhënë udhëzime.

Shkurtimisht, faza mbrojtëse mbetet gjithmonë nën vëzhgim. Më pak informacion për sulmin, një problem i madh i sezonit dhe pak gola në çdo ndeshje. Në stërvitje, Morata fillimisht luajti vetëm përpara, pastaj së bashku me Kaio Jorge. Kean, nga ana tjetër, la shenjën teknike të ditës, një takë akrobatike në krah. Sistemet e provuara të lojës për ata që intresohen: 4-2-3-1 dhe 4-3-3, ku Kulusevski shihet si mesfushor-sulmues, ndërsa Bernardeschi në të djathtë.

Related posts

Sherr masiv mes fansave gjatë duelit mes Fury dhe Seferi (VIDEO)

Sadik.Autor

BËN HAPIN E MADH NË KARRIERË/ Djali i legjendës Gullit në gjurmët e të atit, vitin tjetër do të luajë me klubin…

Delo.autor

SFIDA NDAJ TOTTENHAM/ Habit Guardiola: Si ai ka 5 apo 6 lojtarë në Premier..

Delo.autor

Leave a Comment