Futboll Premier League Sport

KLOPP ENTUZIASMON LIVERPOOLIN/ Do të bëjmë një BLERJE “last minute”…

Pavarësisht fitores së thellë dhe të pastër 5-0 që Liverpool arriti ndaj Napolit në miqësore, trajneri i “reds” Jorgen Klopp shprehet se skuadra e tij nuk është ende e kompletuar. Trajneri gjerman shpreson që klubi të realizojë edhe një blerje të fundit deri në mbylljen e merkatos. “Të shohim se çfarë do të ndodhë. Ka mundësi që të ketë edhe një blerje të madhe në minutat e fundit”, tha Klopp.

Ai gjithashtu konfirmoi largimin e disa lojtarëve, si Divock Origi dhe Danny Ings. “Nuk mund të mbajmë peng askënd, ndaj do t’i lëmë të lirë të largohen dhe të gjejnë një ekip ku mund të luajnë më shumë”, tha Klopp.

Por trajneri është më shumë i përqendruar te blerja e një lojtari “big” se sa te largimi i futbollistëve që sipas tij janë të panevojshëm për skuadrën. “Nëse do të ketë një lojtar të lirë që ka dëshirë të luajë për Liverpool do të ndërhyjmë. Nuk mund të them ndonjë emër konkret, por të shohim. Ne mund t’u dhurojmë fansave një blerje të fundit”, u shpreh Klopp.

Related posts

DE LIGT NJË HAP LARG PSG-SË/ Klubi francez nxjerr në shitje dy lojtarë, ja emrat

Delo.autor

TRONDITËSE NGA SPANJA/ Policia nxjerr zvarrë nga avioni 25 futbollistë të ekipit anglez, ja shkaku

Delo.autor

MANCHESTER CITY SHET 10 % TË AKSIONEVE TEK AMERIKANËT/ Flet presidenti Mubarak: Guardiola nuk largohet …

Delo.autor

Leave a Comment