Futboll

Prapaskena e merkatos/ Hysaj refuzoi Juventusin në verën e kaluar, agjenti zbulon arsyen

Elseid Hysaj po luan sezonin e tij të tretë te skuadra e Napolit. Shqiptari ka shpërthyer në mbrojtje, nën drejtimin e trajnerit Sarri dhe tani po tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha.

“Në verë Juventusi shfaqi interes për shërbimet e Hysajt”, tregon menaxheri i tij, Mario Giufredi.

“Ne nuk e diskutuam shumë gjatë, sepse të dy donim të vazhdonim me Sarrin, duke shpresuar në fitimin e Skudetos. Tashmë grupi është i matur dhe të gjithë besojnë se mund ta arrijnë fitimin e kampionatin. Më pas, është normale që pas tre vjetësh si lojtar i Napolit, të mendosh për një të ardhme më të rëndësishme. Gjithsesi, për momentin mendojmë fitoren me Napolin”, deklaroi agjenti i mbrojtësit shkodran.

 

Related posts

PAS FIRMINO DHE SALAH/ Liverpool ka një tjetër mungesë kundër “Katalanasve”, ja emri radhës

Delo.autor

HISTORI E DHIMBSHME/ Futbollisti i Romës takon mamanë pas 5 vitesh. Shikoni momentin emocional (VIDEO)

Delo.autor

KURRË MOS E PREK TROFEUN PËRPARA FINALES! Mallkimi i ritualit të gabuar godet edhe në Kinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment