Futboll

Can tregon nëse ka nënshkruar me ndonjë skuadër

Emre Can ka mohuar se ka nënshkruar për ndonjë skuadër, duke mohuar lajmet e fundit rreth marrëveshjes me Juventusin
Mesfushori gjerman, Emre Can ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi kontrata aktuale me Liverpoolin skadon në fund të këtij sezoni.

Ai tha se ka bllokuar të gjitha bisedime, pasi dëshiron të fokusohet vetëm në futboll dhe suksesin e Liverpoolit.

“Natyrisht që më duhet të mendojë rreth të ardhmes futbollistike”, tha fillimisht Can kur u pyet rreth të ardhmes.

“Nuk kam nënshkruar me asnjë skuadër, sepse jam i fokusuar në këtë sezon. Ne duam të përfundojmë të dytët në Premierligë, jemi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe duam të vazhdojmë tutje. Ky është fokusi im tani”, vazhdoi ai.

“Agjenti im ka bllokuar të gjitha bisedimet, sepse jam duke menduar vetëm për futbollin”.

Skuadra më e interesuar për shërbimet e gjermanit është kampioni i Italisë, Juventus.

Related posts

VLLAZNIA-TEUTA/ Dy gola për 3 minuta, shkodranët dorëzohen pa kushte (VIDEO)

Delo.autor

U PËRFOL SE FANTAZISTI DO TË TRANSFEROHEJ NË TURQI/ Flet trajneri i ri i Arsenal: Ozil është një lojtar me peshë…

Delo.autor

(FOTO) Transferimi i Alexis Sanchez  në Manchester,  “rikonceptohet” formacioni i “Djajve të Kuq”

Q.Autor

Leave a Comment