Futboll

Premier League, Fiton Tottenham, shkëlqen Heung-Min Son

Kampionati anglez “Premier League”, për javën e tridhjetë të tij vendosi Bournemouth përballë Tottenham Hotspur. Ky i fundit arriti të fitonte me rezultatin e thellë 1-4 dhe të  marrë vendin e tretë në rënditje.

Bournemouth kaloi në epërsi që në minutat e para të takimit me anë të mesfushorit  Junior Stanislas. Vendasit mund të kishin ëndërruar për të marrë pikë nga ky takim, veçanërisht kur Harry Kane filloi të çalote nga një lëndim.

Por ishte Dele Alli, ai i cili barazoi rezultatin në minutën e 53-të pas nje asistimi nga Serge Aurier. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Pjesa e dyte duket sikur foli e gjitha për Spurs-at, pasi arritën të shenojnë edhe tre herë të tjera. Fillimisht ishte Son, i cili vazhdon me formën pozitive, që shënoi dy herë, në të 62-tën dhe 87-ën, me asiste të Delle Ali dhe Christian Eriksen. Serinë e golave për Tottenham e mbylli mbrojtësi Serge Aurier në minutat shtesë.

Me këtë fitore Tottenham lë pas humbjen e hidhur ndaj Juventus në Champios dhe ngjitet në vendin e tretë, duke lënë pas Liverpool me një pikë më pak.

Related posts

E MBANI MEND JERMEY MENEZ? Ish-futbollisti i Milanit e kalon natën me prostituta (VIDEO)

Delo.autor

SHQIPËRI-ANDORRA/ Të dënuar për të fituar, në këtë ndeshje luhet për vendin e tretë por dhe për Edy Reja

Delo.autor

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ Gjesti misterioz: MOURINHO ofendoi tifozët: P… bijë k…

Isa.Autor

Leave a Comment