Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SLLOVAK/ Mesfushori shqiptar shënon me stil “Panenka” (VIDEO)

Mesfushori shqiptar i Ruzomberok në Sllovaki, Kristi Qose, shënoi sot në ndeshjen që ekipi i tij luajti në fushën e Zilinës, ku humbi me rezultatin 4-2.

23-vjeçari barazoi shifrat përkohësisht në 1-1, teksa në minutën e 40-të shënoi me penallti, por me “panenka”, e dyta në fakt që realizon këtë mënyrë nga 11-metërshi.

Ky ishte goli i 9-të për Qosen në Sllovaki, në 32 javë kampionat, një shifër e kënaqshme për një mesfushor, ndërkohë që konsiderohet një titullar fiks për ekipin.

Tashmë, vlerat e tij pritet të shihen edhe në Kombëtaren e madhe, ku ai ka marrë ftesë nga trajneri Edi Reja për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Sonte, Liverpool-Roma: sulmi i parë drejt finales së madhe të Kievit

Sadik.Autor

TIRANA PREK FINALEN E KUPËS SË SHQIPËRISË/ “Bardheblutë” nuk falin ndaj Bylis kur e marrin seriozisht

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kukësi-Partizani. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment