Futboll Sport

PESË SHKARKIMET E BUJSHME TË 2018/ Njihuni me trajnerët që “dështuan” të përmbushnin misionin

Viti 2018 po arrin drejt mbylljes dhe veç sukseseve nuk mund të lëmë pa permendur edhe trajnerët që nuk ia dolen ta përmbyllnin vitin me skuadrat që e startuar.

AlpeNews.al ju sjell në rubrikën e re “2018”,  gjashtë trajnerët që dështuan t’ia dilnin në misionin e tyre në 2018.

Leonardo Jardim

Jardim u shkarkuar nga Monaco në Tetor të 2018. Ai arriti në Monaco në vitin 2014.

Në sezonin 2016/17, ai arriti ta fitojë titullin francez të tetin në histori të klubit, po ashtu shkoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

 

Jose Mourinho

Jose Mourinho, “the special one” nuk është më i tille pas shkarkimit nga posti i trajnerit te Manchester Unitedi.

Ky shkarkim vjen pas humbjes prej 3 me 1 ndaj rivalit të përbetuar Liverpoolit, në të cilën dy gola kishte shënuar Xherdan Shaqiri.

“Manchester Unitedi konfirmon se trajneri Jose Mourinho e ka lënë klubin me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon Josen për punën e tij gjatë kohës në Manchester United dhe i dëshiron suksese për të ardhmen”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.

Antonio Conte

 

Shkarkimi i Contes nga Chelsea ishte gjithashtu nje nga me te bujshmit. Conte me Chelsean vitin e kaluar arriti ta fitojë titullin në Ligën Premier, por aventura e tij nuk zgjati.

 

Claudio Ranieri

Claudio Ranieri dhe shkarkimi nga Leicester City.

Tekniku italian që vitin e kaluar surprizoi këdo me titullin e fituar në “Premier Ligë me skuadrën e dhelprave, është shkarkuar pas më shumë se dy viteve bashkëpunim me klubin nga “Premier Liga”.

Julen Lopetegui
Julen Lopetegui është bërë trajneri me jetën më të shkurtër në historinë e Florentino Perezit, pasi thuhet se vendimi për shkarkimin e tij është bërë vetëm 10 dite pas humbjes nga Levante.
/AlpeNews.al

Related posts

E FUNDIT/ Manchester City reagon për kalimin e Guardiolës te Juventusi

bora.autor

VENDIMI I CAS/ Reagon zyrtarisht Skënderbeu: Klubi është njoftuar se…

Delo.autor

CAGLIARI-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” kalon në epërsi, shënon Bonucci

Delo.autor

Leave a Comment