Futboll

Luciano Spalletti: Napoli, etalon matës për ne. Perisiç luan titullar

Champions kalon nga transferta ndaj Sampdorias?
Spalletti: Edhe kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme në rrugën tonë. Sampdoria di të luajë shumë mirë në shtëpi dhe ka arritur të mposhtë shumë skuadra. Gjithsesi duhet të japim maksimumin në këto sfida të mbetura, për të arritur objektivin tonë.

Pas ndeshjes me Napolin u ankuat për mungesë kualiteti. A i qëndroni këtij mendimi akoma?
Spalletti: Pasi e ripashë me vëmendje ndeshjen me Napolin, evidentova se Interi ka rikuperuar shumë topa në atë takim, por thuajse asnjëherë nuk ka arritur t’I shndërrojë në kundërsulme të rrezikshme. Përkundrazi, Napoli ka rikuperuar shumë më pak dhe ia ka dalë të na vërë në vështirëse. Për këtë e kisha fjalën.

Mendoni se Interi mund t’ia dalë të renditet në zonën Champions?
Spalletti: Padiskutim që po. Meqë jemi te ndeshja me Napolin, ata janë një etalon mjaft i mirë matës i forcës së skuadrës tonë. Kemi luajtur dy herë ndaj tyre dhe nuk kemi pësuar gol, ndaj kjo është për t’u shënuar, pasi Napoli i Sarrit i ka shënuar çdo skuadre. Ky është një tregues, se nëse këta futbollistë luajnë të përqendruar, ia dalin të jenë solidë dhe të marrin rezultat.

Perisiç është larg formës së tij më të mirë. A do të ketë vend për të në formacion?
Spalletti: Sot kisha në stërvitje edhe Hernan Crespon, i cili kur pa Perisiçin që stërvitej i vetëm, mbeti i mahnitur. Është e qartë që nuk po kalon një moment të mirë, por ka cilësi dhe përgatitje fizike për të nxjerrë skuadrën nga situate. Perisiç është nga ata futbollistë që do të doja ta kisha në çdo skuadër timen, ndaj edhe nesër do të jetë në formacion.

Related posts

Lojtarët shkodranë shpërthejnë në lot, në Korçë dëgjohen thirrjet “Vllazni, Vllazni” (VIDEO)

Sadik.Autor

PAGË 25 MILIONË EURO NË SEZON/ Mbape vendos për të ardhmen. Ylli francez pranon ofertën e…

F.autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ NAPOLIT/ Spalletti: Ancelotti është një nga më të mirët, ja kur rikthehet Nainggolan

Delo.autor

Leave a Comment