Futboll

Presidenti fut në burg kundërshtarët, e dëmtuan duke luajtur futboll (FOTO)

Të kesh një President të apasionuar pas futbollit nuk është gjithnjë një fakt pozitiv, këtë e dinë shumë mirë në Burundi, ku Pierre Nkurunziza, President prej 2005-s, ka urdhëruar arrestimin e trajnerit dhe zv/trajnerin e një ekipi lokal në Kiremba.

Cyriaque Nkezabahizi dhe Michel Mutuma akuzohen se gjatë një ndeshjeje miqësore ku ka luajtur edhe Presidenti Nkurunziza, ky i fundit ka pësuar tepër faulle.

Nkurunziza zakonisht udhëton në qytete të ndryshme të Burundisë bashkë me stafin e tij, që jo pak herë janë edhe shokët e tij të skuadrës Haleluya FC.

Vetë kreu i shtetit, luan si sulmues e ka jo pak avantazhe me kundërshtarët që i lejojnë tepër hapësira për të shënuar.

Por në Kiremba diçka nuk shkoi ashtu siç duhet, e sipas dëshmitarëve, Nkurunziza nuk ka marrë favorizimet me të cilat ishte mësuar, përkundrazi kundërshtarët kanë ushtruar jo pak presion ndaj 11-shes së Presidentit në fushën e lojës, madje duke shkaktuar edhe faulle ndaj tij.

Pas ndeshjes Cyriaque Nkezabahizi dhe Michel Mutuma u arrestuan me akuzën se nuk i i kishin instruktuar siç duhej lojtarët, që sollën edhe dëmtimin në fushë të Presidentit Pierre Nkurunziza.

 

 

Related posts

VENDOS BAST MBI TË PANJOHURIN/ Cassano: Shënojeni këtë emër, do të bëhet top player një ditë (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) Cavani shënon supergol, 2 tifozë futen në fushë për të festuar me ‘yjet’ e PSG

Q.Autor

Anglia, skuadra më pa përvojë në “Rusi 2018”!

Sadik.Autor

Leave a Comment