Futboll

E TRISHTË/ Publikohet VIDEO-ja, ja çfarë po bënte Astori pak minuta para se të vdiste

Vdekja e futbollistit italian, Davide Astori ka tronditur gjithë opinionin sportiv në botë.

Mediat italiane kanë publikuar një video me momentet e tij të fundit para se të ndahet nga kjo botë.

Mbrëmja e së shtunës ishte normale ku pas një një sfidë në “Play Station” kundër portierit të skuadrës, Marko Sportielo, rreth orës 23:00, kapiteni i Fiorentinës ishte drejtuar më pas në dhomën e tij në hotelin “Là di Moret” për të fjetur.

Rreth orës 09:30 minuta të mëngjesit, zbulimi tragjik. Astori u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit. Në dhomë, gjithçka dukej në rregull, mbi tavolinë vetëm telefoni, ndërsa nuk kishte ujë. Një shenjë për hetuesit se kapiteni shkoi i qetë në shtrat.

Autopsia pritet të kryhet në orët në vazhdim, por gjithçka të çon në një vdekje natyrale. Megjithatë, gjithçka duket e pashpjegueshme, pasi lojtari kishte kryer analizat më 28 shkurt dhe asnjë problem nuk ishte zbuluar.

 

Related posts

YLLI SUEDEZ U RIKTHYE TEK MILAN PAS 7 VITESH/ Shikoni postimin special të Ibrës në “Facebook” (FOTO)

Delo.autor

Kukësi gëzon tifozët e paktë, fiton vëllazëroren me Lirinë e Prizrenit

Isa.Autor

PËRCAKTOHET AXHENDA PËR KUPËN E ITALISË/ Ndeshje të vështira. Ja kur do luajnë Milani, Inter dhe Juventus

Delo.autor

Leave a Comment