Futboll

Presidenti i Nice e pranon se Balotelli do të largohet në fund të sezonit

Mario Balotelli mund të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni, por ai nuk do të largohet nga Nice si lojtar i lirë, sipas presidentit të klubit francez, Jean-Pierre Rivere.

Ndërkohë, agjenti i sulmuesit italian, Mino Raiola, ka pohuar se blerja e Balotellit do të ishte pazar shumë i mirë për cilëndo skuadër që e transferon atë, me klube të shumta nga Serie A dhe Premierliga që kanë shprehur interesim për të.

Balotelli, 27-vjeçar, do të mbetet pa kontratë te Nice në fund të këtij sezoni dhe presidenti Rivere e ka pranuar se do të jetë e vështirë ta mbajë.

“Do të jetë e vështirë ta mbajmë”, ka thënë Rivere.

“I ka pasur dy sezone të mira me ne dhe është pjekur. Ai është lojtar që natyrisht dëshiron të ndërrojë skuadër. Mundësitë janë më të mëdha që ai të largohet se të qëndrojë, por ende s’i keni nisur bisedimet me Marion apo agjentin e tij”, shtoi ai.

Related posts

Botërori rus, Kremlini kërkon ndihmën e kozakëve për sigurinë

Sadik.Autor

Skuadra nga Bundesliga hyn në garë për Mateo Kovacicin

Sadik.Autor

20 FITORE NË KAMPIONAT/ Kampionët e Europës mposhtin Tottenham dhe marshojnë drejt titullit

Delo.autor

Leave a Comment