Futboll

Juventus, gati të shënojë një super gol falë një “asisti” të Neymar

E pabesueshme, por e vërtetë. Merkato e Juventus mund të ndihmohet nga Neymar. Braziliani është mësuar të japë asiste, por zakonisht e bën kur është në fushë. Këtë herë, “O’Ney” mund të ndikojë në merkaton e bardhezinjve. Por le t’i marrim gjërat me radhë.

Në këtë ndërthurje të merkatos përfshihen tri skuadra dhe dy lojtarë: klubet e interesuar për këtë çështje janë Paris Saint-Germain (pronari i kartonit të Neymar), Juventus dhe Real Madrid. Përveç brazilianit futet në lojë edhe Isco.

Po, sepse është pikërisht fantazisti i madrilenëve objektivi i bardhezinjve, që e ndjekin prej një kohe të gjatë.

Prapaskena është zbuluar në Spanjë nga “Don Balon”: Real Madrid synon ta kthejë me çdo kusht Neymar në La Liga, për të formuar një dyshe shpërthyese me Cristiano Ronaldo.

Natyrisht, nuk ishte e mundur që t’ia merrnin Barcelona-s, edhe pse katalanasit nuk do t’ia kishin shitur kurrë brazilianin rivalëve të përjetshëm, por tani që ai është te PSG operacioni mund të realizohet.

Gjithsesi, blerja e sulmuesit do të kushtonte shumë dhe, për këtë arsye, “Los Blancos” do të ishin gati të sakrifikonin pikërisht Isco-n për të siguruar një shumë të konsiderueshme, edhe pse do të ishte e pamjaftueshme për t’i marrë 26-vjeçarin PSG-së.

Kjo situatë do ta bënte më të lehtë punën e Juventus për Isco-n: një gjë është të trokasësh në derën e Real Madrid për të kërkuar një lojtar të tijin, gjë tjetër është nëse lojtari nxirret në merkaton nga vetë klubi.

Nëse Real Madrid do të jetë “i detyruar” të shesë Isco-n, çmimi mund të bjerë ndjeshëm dhe do të ishin vetë spanjollët ata që do të kërkonin të gjenin sa më shpejt një marrëveshje që do t’i kënaqte të gjithë në një kohë shumë të shkurtër. Ky do të ishte skenari perfekt për Marotta-n, që do të ishte në avantazh në negociatat me Perez dhe gjithçka falë Neymar.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Ernest GJOKA: TIRANA me MEMËN do rilindi. Kombëtarja me PANUCCIN pa ide. Me Izraelin do…

Isa.Autor

“PA ZHURMË, PA EMRA TË MËDHENJ NË EKIP DHE PAK PARA”/ Luftëtari dhe Bylysi dy ekipet SURPRIZË, që u ktyen në HIRUSHET e futbollit shqiptar

Delo.autor

DUHET TË GABOJNË RIVALËT NË TË KUNDËRT JEMI LARG TITULLIT”/ Trajneri Koeman: Ja pse Griezmann nuk po luan

Delo.autor

Leave a Comment