Futboll Kategoria Superiore

Presidenti i Luftëtarit “hap thesin”, premio për ekipin pas fitoreve me Flamurtarin dhe Kamzën

Luftëtari i trajnerit Hasan Lika pas 23 javëve të luajtura, me fitoren minimale 1-0 ndaj Kamzës, konfirmohet padyshim si skuadra më e suksesshme e Superiores. Vendi i katërt për Luftëtarin, kurrsesi nuk mund të konsiderohet një arritje spontane.

Falë investimeve të presidentit Grigor Tavo, mbështetjes së kryetares së bashkisë, Zamira Rami, punës së stafit teknik, djersës së futbollistëve, nuk mund të nënkuptohen arritjet e deritanishme.

Por, ai që ka pjesën e “luanit”, përtej skeptikëve, është presidenti Grigor Tavo, i cili nuk vonon të shpërblejë të tijtë me 10 mijë euro. Vangjel Çavo, drejtori teknik i Luftëtarit, konfirmon shpërblimin e gjirokastritëve në shumën e 10 mijë eurove.

“5 mijë euro për fitoren ndaj Flamurtarit dhe 5 mijë euro për fitoren me Kamzën është shuma që do të përfitojë ekipi. Kjo është premio për dy fitoret e fundit të bluzinjve”. Kështu u shpreh drejtori teknik, Vangjel Çavo.

I pyetur për dëmtimet e futbollistëve, Xhekson dhe Rrapo në ndeshjen e fundit me Kamzën, Çavo u përgjigj: “Futbollistët e dëmtuar me Kamzën janë të rëndë- sishëm. Mbetemi në pritje të riaftësimit të tyre. Gjithsesi, kemi një grup lojtarësh cilë- sorë të predispozuar për të dhënë maksimumin”.

Related posts

MBYLL SEZONIN PAS DËMTIMIT NË GJU/ Mungon në finalen e Kupës së Spanjës ylli i Barcelonës…

Delo.autor

Partizani-Vllaznia, sfida ku barazimi dërgon në kolaps ekipet respektive

Sadik.Autor

“SERIA A NJË KAMPIONAT I KOMPLIKUAR”/ Bomberi Lukaku: Kur isha 15 vjeç ngrija 100 kg, por tek Inter…

Delo.autor

Leave a Comment