Futboll

Prindërit e portierit të Kombëtares blenë nga pronat e tjetërsuara në Shëngjin

Mes personave që kanë blerë tokë në zonën e “Ranës së Hedhun” janë edhe prindërit e portierit të kombëtares shqiptare të Futbollit.

Bëhet fjalë për prindërit e portierit nga Kosova Etrit Berisha, i cili mbron portën kuqezi.

Kjo tokë ka qenë e tjetërsuar dhe për këtë shkak sot me urdhër të Prokurorisë u vu në pranga kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj nën akuzën e shpërdorimit të detyrës,

Prindërit e Berishës që luan me Atalantën në Seria A, e kanë blerë tokë te “Rana e Hedhun” nga personat që mendohet se e kanë tjetërsuar.

Ditën e sotme u arrestua për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone kryebashkaku i Lezhës, Fran Frrokaj, nënkryetari i bashkisë dhe 21 persona të tjerë.

Mes tyre edhe futbollisti i Vllaznisë, Renato Malota.

Me urdhër të Prokurorisë po sot u sekuestruan pesë parcela toke me një sipërfaqe prej 258 324 m2 tek zona e quajtur “Rana e Hedhun”, në Njësisë Administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.

Lista e personave të arrestuar

1-Frran Frrokaj, kryetar i Bashkisë (I arrestuar)

2-Enver Hafizi nënkryetari i Bashkisë (I arrestuar)

3 Gjelina Bacaj, punonjëse e kadastrës (E arrestuar)

4-Juxhina Mema, specialiste katadastre

5-Ardenis Haxhia jurist (I arrestuar)

6- Gjon Doka kryetar i këshillit qarkut ( I arrestuar)

7-Dilaver Neli Specialist (I arrestuar)

8-Eduard Leka, ish-sekretar i komunës Shëngjin

9-Artan Djella, ish regjistrues

10-Ermando Jakaj, jurist

11-Enkelejd Zefi, inxhinier ndertimi hartograf (I arrestuar)

12- Bledar Cara, jurist

13-Marte Gjergji, topografe

14-Frrok Frroku

15-Ndue Frroku

16-Gjin ose Vasil Frroku

17-Martin Frroku

18-Lekë Frroku

19-Vasil Gjoni

20-Pjetër Gjoni (I arrestuar)

21-Zef Gjini

22-Renato Malotaj ( futbollist)

23-Luigj Palokaj topograf.

Related posts

FRYMËZIMI I YLLIT TË DORTMUND VJEN NGA SERIE A/ Talenti Haaland: Është një shembull, një makinë

Delo.autor

E BUJSHME/ Interi kërkon një mesfushor, “sytë” nga titullari i Argjentinës

Isa.Autor

KALVARI PËRFUNDOI PËR SERGIO RAMOS/ Pas 133 ditësh dëmtim, vjen data për debutimin e tij me PSG-në

Delo.autor

Leave a Comment